Page 44 - Demo
P. 44
Nxënësi/ja:IPrintimi i të dhënave tregon hapat që duhen ndjekur për printimin e të dhënave.Për të printuar një dokument të punuar në Word veprojmë si më poshtë:1. lidhim kompjuterin me një printer;2. shtypim butonin File/ Print ose Ctrl+P;3. në panelin Print, te rubrika Printer, mjafton të zgjedhim llojin e printerit që kemi instaluar; 4. te rubrika Settings zgjedhim të gjitha karakteristikat që na duhen për llojin e printimit (formatin, numrin e kopjeve, orientimin etj.) dhe shtypim Print si në figurë.Po në qoftë se dokumenti është punuar në Excel, si do të vepronit për printimin e tij?Aktivitet:Excel-i ju lejon të printoni të gjithë ose një pjesë të një flete pune ose libri pune, vetëm me informacionin që ju nevojitet. E gjitha ka të bëjë me mënyrën se si ju e keni përgatitur skedarin tuaj. Nëse dokumenti i Excel-it është gati për t’u printuar, veprojmë si më poshtë (fig. 1):1. Lidhim kompjuterin me printerin.2. Zgjedhim fletën e punës (worksheet), që do të printohet. 3. Shtypim butonin File/ Print ose Ctrl+P. Hapet paneli i printimit Print, i cili mundëson opsione të ndryshme printimi.4. Te Printer në listën e printerave të instaluar dhe kërkojmë emrin e printerit që kemi të lidhur me kompjuterin. Nëse printeri që kemi nuk gjendet në listë, atëherë nevojitet instalimi i tij në kompjuter.5. Butoni Vetitë e printerit (Printer Properties)ofron mundësinë e zgjedhjes së opsioneve që na duhen para printimit. 6. Në Kopje (Copies) zgjedhim numrin e kopjeve që do të printohen.7. Rubrika Settings përfshin opsionet e mëposhtme:Këtu mund të zgjedhim për printim një nga opsionet që shfaqen në menu (fig. 2). Opsioni Printo fletët aktive (Print Active Sheets) është i paracaktuar për t'u zgjedhur.Faqet (Pages) Në këtë rubrikë mund të përcaktojmë fletët që do të printohen. Fig.1 Dritarja dialoguese Print në ExcelFig. 12.742

