Page 45 - Demo
P. 45


                                    TEMA 2 ANALIZIMI I TË DHËNAVE, RREGULLIMI I FAQEVE, SHTYPJA DHE GRAFIKURadha e printimit Në rastet e printimit në më shumë se një kopje (p.sh. 2) zgjedhim radhën e printimit që mund të jetë: Të sistemuara (Collated)- të printohet kopja e parë (faqja 1, 2, 3 e me radhë) dhe pastaj kopja e dytë.Të pa sistemuara (Uncollated)- të printohet faqja e parë në dy kopje, pastaj faqja e dytë në dy kopje e me radhë.Orientimi i fletës. Zgjedh orientimin e printimit që mund të jetë Portrait ose Landscape. Opsioni i orientimit Portret (Portrait Orientation) është paracaktuar për t'u zgjedhurLetra (Letter) përcakton llojin e formatit të letrës në të cilin do të printohen të dhënat dhe që printeri i instaluar i pranon (zakonisht përdoren formatet A4, A3).Përcaktimi i kufijve (Margins). Kërkon vendosjen e marzheve të fletës. Opsioni Kufijve normal (Normal Margins) është paracaktuar për t'u zgjedhur.No Scaling. Përshtat përmasat e worksheet-it me fletën që do të printohet, në mënyrë që të gjitha të dhënat të jenë në fletën e printuar. E pa ndryshuar (No Scaling) është paracaktuar për tu zgjedhur.8. Pasi kemi përcaktuar të gjitha parametrat për printim, shtypim komandën Print.Gjithashtu ne mund të miradministrojmë printimin për të kursyer bojën.Jo gjithmonë mund të na duhet cilësia e lartë e printimit. Në rastet kur kemi për të printuar dokumenta jo të rëndësishëm ose që janë drafte, mund të përdorim mënyrën ekonomike të printimit. Në këtë rast kursejmë bojën e printerit (fig. 4).• te dritarja dialoguese Print• klikojmë butonin Properties, në rubrikën Graphic;• zgjedhim Toner Safe Mode.Punë praktike:1. Krahaso panelet Print për një dokument të punuar në Word dhe një në Excel. Ku ndryshojnë ata? 1. Në laboratorin e shkollës provo të printosh një detyrë që të ka dhënë mësuesi/ja duke përdorur opsionet e ndryshme, që mundëson printeri që keni në dispozicion.Në printera të tjerë mund të kërkohet: Draft Mode, Economy Mode, Toner Saver në varësi të llojit të printerit.Të gjithëlibrin e punës (workbook)Fletën aktive (worksheet)Një pjesë të zgjedhur (selektuar)Fig.3 Zgjedhja e fletës për printimFig.4 Mënyra e zgjedhjes ekonomike të printimit43
                                
   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49