Page 47 - Demo
P. 47


                                    4. Vlera e një qelize bosh është zero dhe nuk merret parasysh gjatë llogaritjeve. V G5. Ashtu si në lëndën e matematikës edhe në Excel veprimet kryhen sipas radhës V G6. Nëse shtojmë të dhëna të reja në një grafik ekzistues, atëherë paraqitja e grafikut nuk do të ndryshojë. V G USHTRIMI 4. Gjej alternativën e saktë:Për shkrimin e një formule ju gjithmonë shtypni në fillim shenjën: a) / b) @ c) = d) +Cili do të jetë rezultati nëse në një qelizë shkruani = 6+3^3a) 729 b) 33 c) 15 d) 30Cili nga simbolet përdoret për referencën absolute:a) ! b) & c) # d) $Nëse formula =$B4 kopjohet në një celulë tjetër, atëherë:a) Pjesa e rreshtit nuk ndryshon.b) Pjesa e kolonës nuk ndryshon.c) Pjesët e rreshtit dhe të kolonës nuk ndryshojnë.d) Të dyja pjesët e rreshtit dhe kolonës ndryshojnë. USHTRIMI 5. Çfarë ndodh kur:1. Gjerësia e kolonës ku shfaqet rezultati, është më e vogël.2. Vlera merret nga pjesëtimi me zero.3. Ju harroni të vendosni shenjën “=” përpara formulës.4. Ju përdorni një operator të pavlefshëm. 5. Në panelin Print zgjidhni opsionet:• Copies: 2• Settings: Print Active SheetsUSHTRIMI 6. Në tabelën 3 janë dhënë pagat e punëtorëve të një kompanie. Tregoni hapat për gjetjen e:a) totalit të pagave;b) pagës mesatare;c) pagës maksimale;d) pagës minimale;e) numrin e punëtorëve;f) bashkimit të kolonës “Emër” me kolonën “Mbiemër”.PËRSËRITJE45
                                
   41   42   43   44   45   46   47   48   49   50   51