Page 48 - Demo
P. 48
Nxënësi/ja:IBota e prezantimeve krahason përparësitë e aplikacionit PowerPoint për prezantim me aplikacionet e tjera.Për të ndërtuar prezantime të ndryshme ekzistojnë software të ndryshëm. Në figurën 1 ne kemi paraqitur disa prej tyre. Mundësitë që ato ju ofrojnë janë të ndryshme, duke filluar nga modelet e gatshme (template), sistemi operativ ku mund të instalohet, puna online ose offline dhe deri te mundësia për të personalizuar prezantimin. Ju mund të provoni të ndërtoni prezantimet tuaja duke përdorur secilën prej këtyre softeve. Diskutoni me shokët se cili prej tyre ju është dukur më i përshtatshmi.Aktivitet:Prezantimi në kohë reale (online) dhe Prezantimi jo në kohë reale (offline)Prezantimet e ndërtuara në programet PowerPoint apo Prezi, janë shembuj prezantimesh offlinetë cilat ju i punoni në kompjuterin tuaj duke përdorur softet përkatëse. Imagjinoni nëse ju vendosni prezantimin tuaj në Web dhe shikoni që aty mungon diçka e vogël, si p.sh. një formulë apo një shkronjë. Në vend që të hiqni prezantimin nga Web-i, ta modifikoni dhe ta vendosni përsëri aty, do të dëshironit të ndërhynit mbi dokumentin aty ku është. Por për këtë ju nevojitet të përdorni PowerPoint Web App duke e ruajtuar prezantimin tuaj në SharePoint. Për këtë mjafton të shtypni komandën File, më pas Save & Send dhe në fund Save to SharePoint. SharePoint është një shërbim Cloud për të ruajtur dhe marrë dokumente. Kur prezantimi juaj ruhet në SharePoint, në momentin që ju klikoni mbi të, aktivizohet automatikisht aplikacioni PowerPoint Web App, i cili e hap prezantimin në shfletues. Në këtë mënyrë ju keni krijuar një prezantim online.Nëse prezantimi juaj është online, ju mund të hapni atë kudo ku ju ndodheni. Nëse në prezantim keni vendosur të dhëna live, si p.sh. video nga youtube, atëherë ju jeni të sigurt që videoja do të shfaqet gjatë prezantimit. Për më tepër, ju jeni të sigurt që prezantimi juaj do të hapet në rregull, pa zhvendosje të tekstit apo figurave. Nga ana tjetër, mungesa e internetit do të pengonte prezantmin që të hapej. Për këtë arsye është gjithmonë mirë të ruani një kopjo offlinetë prezantimit.Një nga mënyrat më të lehta për të ndërtuar prezantime online është duke përdorur Google Slajdet (fig. 2). Ju mund të krijoni prezantime dhe t’i ndani lehtësisht me miqtë tuaj duke parë edhe ndryshimet në kohë reale.Fig.2 Krijimi i prezantimeve online nëpërmjet Google SlidesFig.1 Disa nga programet për krijimin e prezantimeve3.146

