Page 49 - Demo
P. 49
TEMA 3 KRIJIMI I PREZANTIMEVE PowerPointPowerPoint është programi më i njohur i prezantimeve, që lejon përdoruesit të krijojnë, modifikojnë dhe shfaqin prezantime interesante me ndihmën e slajdeve. Përdoruesi mund të kombinojë tekstin, grafikën dhe multimedian për të mbështetur një prezantim. Zakonisht prezantimet ndihmojnë për të shpjeguar një temë apo ide të caktuar përballë një publiku.Këtu janë disa përparësi të përdorimit të programit PowerPoint:• Programi ofron lehtësi në krijimin dhe modifikimin e prezantimit.• Është i lehtë për t’u mësuar dhe për të organizuar slajdet në mënyrë profesionale.• Lejon futjen e imazheve dhe videove në prezantim duke e bërë më tërheqës dhe interesant.• Ofron karakteristika të tjera, si kalimin e slajdeve në mënyrë automatike dhe përdorimin e animacioneve, të cilat mund të përdoren si dhe kur është e nevojshme në varësi të situatave.• Ofron mundësinë e përdorimit të shënimeve të përdoruesit për të kujtuar çështjet kryesore gjatë prezantimit.• Jep mundësinë e paraqitjes së një përmbledhjeje të shkurtër të përmbajtjes nëpërmjet mesazheve të shkurtra dhe të qarta, në mënyrë që ato të kuptohen qartë nga audienca. Përdorimi i pikave kryesore përmbledhëse, të thjeshta mund të jetë i dobishëm për të zvogëluar mesazhet e ndërlikuara dhe të gjata, ndërkohë që ju lejon të përqëndroheni në pikat kryesore të prezantimit.• Një përfitim tjetër që ju merrni duke përdorur PowerPoint-in për prezantimet tuaja, është padyshim në lidhje me integrimin e tij me produktet e tjera të Microsoft-it. Kjo do t’ju lejojë të integroni informacione në prezantimin e PowerPoint-it duke përdorur lidhjen dhe teknikat e inkorporimit me MS Word, Excel dhe Access.• Versionet më të fundit të PowerPoint-it, gjithashtu, u lejojnë përdoruesve të ndajnë prezantimet në internet me funksionin e transmetimit të slajdeve.• Prezantimet në PowerPoint mund të shfaqen përmes shumicës së videoprojektorëve dhe mund të printohen për publikun.• Kështu mund të themi me të drejtë që përdorimi i PowerPoint-it për prezantimet është shumë funksional dhe garanton që prezantimi të jetë i suksesshëm. Ajo rrit vëmendjen e audiencës, ndërsa siguron transmetimin e informacionit dhe kuptimin e tij në mënyrën e duhur.1. Çfarë janë programet e prezantimeve. Jep disa shembuj.2. Jep disa nga përparësitë e programit PowerPoint.3. Për të ndërtuar prezantime të ndryshme, përveç PowerPoint-it, ekzistojnë edhe softwaretë tjerë. Në tabelë kemi paraqitur adresat e disa prej programeve të prezantimeve. Futu në internet dhe gjej çfarë lloj prezantimesh (online apo offline) mund të krijojmë me to. 4. Shpjego nga ndryshon një prezantim online nga ai offline.5. Cilat janë përparësitë dhe mangësitë (sipas mendimit tënd) e prezantimeve online dhe offline?http://www.sliderocket.com/product/https://prezi.com/https://www.haikudeck.com/https://slidedog.com/47

