Page 50 - Demo
P. 50


                                    Nxënësi/ja:IPër të shmangur probleme të tilla gjatë një prezantimi na vijnë në ndihmë pezantimet e krijuara në programet e prezantimeve, si PowerPoint. Një prezantim i përgatitur paraprakisht na ndihmon të nxjerrim në pah idetë dhe qëllimin e prezantimit, gjithashtu nuk harrojmë çështjet kryesore të cilat do të shqyrtohen gjatë prezantimit. Madje nëpërmjet imazheve dhe videove të shtuara në prezantim, ideja që ju do të shprehni, bëhet më konkrete dhe tërheqëse.Aftësitë e prezantuesit janë të rëndësishme sepse:• Një prezantues i mirë kontribuon shumë në rritjen individuale, veçanërisht për ata që punojnë në fushën e shitjes dhe marketingut. Për më tepër, duke qenë një komunikues i mirë, jep një shans për t’u lidhur me njerëzit, duke rritur kështu mundësitë për të pasur sukses në të ardhmen.• I kuptueshëm për audiencën është një tipar i rëndësishëm i një prezantuesi të mirë. Për shembull, për një auditor citimi i fakteve dhe figurave është një veprim i zgjuar. Kjo krijon një përshtypje të mirë në auditor. • Aftësitë e prezantimit të mirë janë me të vërtetë të rëndësishme nga pikëpamja e biznesit, sepse në qoftë se komunikoni mirë, atëherë mund t’i përcillni lehtësisht idetë tuaja në takimet me kolegët. Herë pas here prezantimi juaj mund të ndihmojë në marrjen e projekteve. Veçoritë e një prezantimiMicrosoft PowerPoint është një program i lehtë për t’u përdorur dhe një mjet i fuqishëm për krijimin e një prezantimi. Nëse prezantimi juaj ka nevojë për goditje vizuale, mjete për bashkëpunim, qasje të lehtë ose aftësi për të ndarë informacionin, PowerPoint-i është një mundësi e mirë. Disa nga karakteristikat e një prezantimi: 1. Ndikimi VizualKrijimi i një prezantimi më interesant përmes përdorimit të multimedias mund të ndihmojë në përmirësimin e përqëndrimit të publikut. PowerPoint-i ju lejon të përdorni imazhe, audio dhe video për të pasur një ndikim më të madh vizual. Këto mjete, audio dhe video mund të ndihmojnë gjithashtu që prezantuesi të jetë më improvizues dhe ndërveprues me publikun. 2. BashkëpunimPowerPoint-i ju lejon të punoni me njerëz të tjerë në një mënyrë bashkëpunuese. Kjo është, veçanërisht, e dobishme në punën në grupe. Shumë njerëz mund të bashkëpunojnë dhe të kontribuojnë në një prezantim. Nëpërmjet komenteve secili anëtar i grupit mund të japë mendimin e tij për përmirësimin e prezantimit.Rëndësia e prezantimit diskuton rëndësinë e prezantimit;  planifikon dhe përgatit një plan për prezantimin.A ju ka ndodhur ndonjëherë që të bëni një prezantim me temë të caktuar para një audience? Megjithëse e kishit shkruar në letër paraprakisht dhe e kishit provuar disa herë në shtëpi prezantimin, në momentin e fundit diçka nuk shkoi si duhet. Ndoshta jeni ndier nervoz ose mund të keni pasur emocione. A mund të thoni pse aftësitë e prezantimit janë aq të rëndësishme?Aktivitet:Karakteristikat e prezantimit Bashkëpunim ShareFleksibilitetNdikimvizual3.2Fig.1 Karakteristikat e një prezantimi48
                                
   44   45   46   47   48   49   50   51   52   53   54