Page 51 - Demo
P. 51
TEMA 3 KRIJIMI I PREZANTIMEVE3. Shpërndarja e prezantimit (Share)Ju mundëson të ndani prezantimin tuaj PowerPoint me të tjerët. Duke e shpërndarë prezantimin tuaj siguroheni që shokët mund ta shikojnë atë në internet në kohën e lirë dhe mund të bëjnë komente. 4. FleksibilitetPowerPoint-i mund të përdoret në mënyra të ndryshme efektive për të komunikuar me audiencën tuaj. Slajdet janë plotësisht të përshtatshme për t’u përputhur me nevojat tuaja. Në varësi të qasjes suaj, ju mund të dëshironi të keni një prezantim me bazë teksti, imazhi ose një kombinim i të dyjave. Prezantimet e bazuara në tekst, në përgjithësi, përdoren për dhënien e leksioneve për një grup nxënësish që dëshirojnë të marrin shënime. Prezantimet bazuar në imazhe mund të ndihmojnë që prezantimi juaj të jetë më bashkëkohor në stil, pasi ka vetëm sygjerime vizuale. Kombinimi i të dy qasjeve u jep dëgjuesve përfitimet e shënimeve vizuale. Planifikimi i prezantimitPlanifikimi është hapi më i rëndësishëm në krijimin e një prezantimi të suksesshëm të çdo lloji. Gjatë planifikimit, ju duhet të vendosni për përmbajtjen dhe rendin me të cilin informacioni do të paraqitet. Nëse përdorni PowerPoint, OpenOffice Impress ose ndonjë softuertjetër prezantimi, ndiqni hapat e mëposhtëm si udhëzues gjatë planifikimit të një prezantimi.Identifikoni qëllimin e prezantimit• arsyet për prezantime mund të jenë nga më të ndryshmet, por duhet ta dini pse po e bëni prezantimin dhe çfarë shpresoni të përmbushni me të; • tema e prezantimit duhet të jetë kuptimplotë; • informacioni duhet të jetë i shkurtër; • hartoni Slajdet për të vënë theksin te pikat kryesore në prezantim.Përcaktoni audiencën e prezantimit• njihni auditorin tuaj; • përqëndroni prezantimin tuaj mbi interesat e tyre dhe informacionin që po përpiqeni t’u transmetoni.Mblidhni informacionin më të rëndësishëm• informacioni duhet të jetë i qartë dhe logjik; • përqëndrohuni vetëm në tre ose katër pika kryesore; • vendosni vetëm një ide kryesore në çdo Slajde.Mbani Slajdet interesante dhe brenda temës• përdorni tranzicionet që rrisin vëmendjen e prezantimit;• sigurohuni që teksti është mjaftueshëm i lexueshëm edhe në fund të sallës dhe ngjyra e tekstit dallon nga sfondi (background).• zgjidhni fonte të thjeshta dhe pa zbukurime që lexohen lehtësisht; • kurdo që të jetë e mundur, përdorni një foto ose video për të ilustruar idetë, por pa e tepruar. Praktikohuni me prezantimin• praktikohuni sa më shumë me prezantimin tuaj, nëse është e mundur, praktikohuni para një shoku për të marrë reagime të sinqerta;• regjistroni prezantimin tuaj për të dëgjuar se si ju duket me të vërtetë;• matni kohën e prezantimit dhe bëni rregullime sipas nevojës.1. Pse është i rëndësishëm prezantimi?2. Cilët janë faktorët që ndikojnë që një prezantim të jetë i suksesshëm?3. Cilët janë hapat që duhet pasur parasysh gjatë krijimit të një prezantimi?4. Jepni mendimin tuaj përse është e rëndësishme paraqitja e saktë e një prezantimi. Diskutoni në klasë.49

