Page 53 - Demo
P. 53


                                    TEMA 3 KRIJIMI I PREZANTIMEVESiç e shikoni dritarja e PowerPoint-it ka pothuajse të njëjtët elemente që kanë dritaret e word-it dhe excel-it. Vetëm paneli i punës ndryshon. Slajdi shfaqet në qendër të dritares dhe është i përbërë nga dy vendmbajtëse (Placeholders), të cilat mund të mbajnë tekste, diagrama, figura etj. Në të majtë të panelit të punës ndodhet paneli i shfaqjes së slajdeve.Le të shikojmë elementet kryesore të dritares së punës në PowerPoint.Shiriti për qasje të shpejtë të komandave (Quick Acess Toolbar) lejon të përdorni komanda të zakonshme, si: Ruaj (Save), Anullo pas ekzekutimit (Undo), Riekzekuto (Redo). Ju mund të shtoni komanda të tjera sipas preferencave tuaja.Shiriti i titullit (Title Bar)gjendet në pjesën e sipërme të dritares së PowerPoint-it dhe paraqet emrin e prezantimit, që është hapur.Shiriti i komandave (Ribbon) ndodhet poshtë shiritit të emrit dhe përbëhet nga menutë: File, Home, Insert, Design, Animations, Slide Show, Review dhe View. Ashtu si në programin Word, edhe këtu çdo menu është e ndarë në grupe. Për të parë komanda shtesë brenda secilit grup, klikoni shigjetën në këndin e djathtë, poshtë secilit grup (fig. 3).• Fajl (File) përmban komanda që shërbejnë për të ruajtur, ndarë dhe eksportuar prezantimin.• Menuja Kryesore (Home) përmban instrumentet më të përdorura të PowerPoint-it, si butonat për formatimin e teksit, shtimin e një slajdi të ri, formatimin e tekstit dhe paragrafëve etj.• Fut (Insert) shërben për futjen e fotove, formave, tabelave, link-eve, teksteve, videove etj. • Dizajn (Design)  merret me modifikimin e strukturës së slajdeve, si: ngjyrat, përmasat e teksit, dekoracionet etj.• Kalimet (Transitions) përmban instrumentet që të lejojnë të zgjedhësh me cilin efekt do të kalosh nga një slajd në tjetrin gjatë prezantimit.• Animacionet (Animatios) mundëson vendosjen e efektit me të cilin hyjnë elementet në slajd, p.sh.: teksti mund të hyjë në slajd nga sipër, me efekt zmadhimi etj. • Pamja e slajdeve (Slide Show). Këtu mund të shohësh si duket prezantimi përpara se ta publikosh (preview).• Rishikimi (Review). Këtu gjen instrumente për të rishikuar përmbajtjen e slajdeve dhe nga këtu mund edhe të shtosh shënime.• Pamja (View). Këtu mund të modifikosh ndërfaqen e paraqitjes së slajdeve,  mund të fshish ngjyrat, të mbivendosësh, të shohësh slajdet të renditura, t’i zmadhosh apo zvogëlosh etj. Shfaqja dhe fshehja e shiritit (Ribbon)Shiriti është projektuar për t’iu përgjigjur detyrës suaj të tanishme, por mund ta minimizoni nëse shikoni se zë shumë hapësirë në ekran. Klikoni butonin e shfaqjes së shiritit në këndin e sipërm, në të djathtë të ekranit për të shfaqur menynë (fig. 4).• Fsheja automatike e shiritit (Auto-hide Ribbon)tregon zonën e punës me ekran të plotë dhe fsheh plotësisht shiritin e komandave. Për të shfaqur shiritin klikoni komandën Expand Ribbon në krye të ekranit.• Shfaq tab-et (Show Tabs). Ky opsion fsheh të gjitha grupet e komandave, kur ato nuk janë në përdorim, por Fig. 3 Shiriti i komandaveFig.4 Opsionet e shfaqjes së shiritit të komandave51
                                
   47   48   49   50   51   52   53   54   55   56   57