Page 54 - Demo
P. 54


                                    TEMA 3 KRIJIMI I PREZANTIMEVEskedat do të mbeten të dukshme. Për të shfaqur Ribbon klikoni një skedë.• Shfaq tab-et dhe komandat (Show Tabs and Comands). Ky opsion zmadhon shiritin. Të gjitha skedat dhe komandat janë të dukshme. Ai është paracaktuar kur hapni PowerPoint-in për herë të parë.• Minimizim (Minimize). Nëpërmjet këtij butoni dritarja, që është e hapur, zhduket nga ekrani dhe titulli i saj shfaqet në Taskbar (në pjesën e poshtme të ekranit). • Maksimizim (Maximize). Ky buton zmadhon dritaren në përmasat e ekranit të plotë. • Restaurim (Restore). Kjo komandë kthen dritaren në përmasat e saj të mëparshme.• Mbyllja (Close). Ky buton mbyll dritaren dhe programin gjithashtu.• Shiriti i gjendjes (Status Bar). Ai ndodhet në këndin e poshtëm, majtas të dritares së PowerPoint-it. Ai paraqet numrin e slajdit mbi të cilin po punohet dhe numrin total të slajdeve.• Shënimet (Notes). Ndodhet poshtë dritares dhe nëpërmjet këtij butoni aktivizohet ose mbyllet dritarja e shënimeve të folësit.• Komentet (Comments). Me të hapet paneli i komenteve, ku mund të shtohen komente rreth prezantimit.• Pamja e slajdeve (Slide View) ndodhet në këndin e poshtëm, djathtas të dritares së PowerPoint-it (fig. 6) dhe shërben për kalimin nga pamja normale (Normal View) në pamjen e slajdeve të renditura (Slide Sorter View) dhe në pamjen e prezantimit të slajdeve (Slide Show View). • Zmadhim (Zoom) shërben për të zmadhuar ose zvogëluar slajdet. Për këtë klikoni dhe tërhiqni butonin e kontrollit të zmadhimit në këndin e poshtëm, djathtas të dritares së PowerPoint-it. Gjithashtu, mund të zgjidhni komandat + ose - për të zmadhuar ose zvogëluar pamjen. Numri pranë rrëshqitësit tregon përqindjen aktuale të zmadhimit, i quajtur edhe niveli i zmadhimit.1. Trego hapat që duhen ndjekur për hapjen e programit PowerPoint.2. Cilat janë mjetet kryesore të dritares së PowerPoint-it?3. Hap programet Ms Word, Ms Excel dhe Ms PowerPoint. Krahaso dritaret e secilit prej tyre dhe gjej cilat janë elementet e përbashkëta dhe ku ndryshojnë ato.Fig. 6 Shiriti i poshtëm i komandave të dritares PowerPointFig. 5 Treguesi i numrit të slajdit aktiv52
                                
   48   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58