Page 55 - Demo
P. 55


                                    Nxënësi/ja:2.1 IKrijimi i një prezantimi në PowerPoint tregon krijimin e një prezantimi të një teme të caktuar duke pasur parasysh edhe përdorimin  e teknologjisë për të realizuar prezantimin. Aktivitet: Kujtoni që për të hapur programin Power Point ndjekim hapat: Start/All Programs/Microsoft Office/Microsoft Office PowerPoint. Hapet dritarja e fillimit të programit nga ku ju mund të krijoni vetë një prezantim. Zgjidhni një template ose një prezantim të krijuar më përpara. Cilën nga mënyrat e paraqitura më poshtë do të zgjidhnit? Aktivitet: Hapja dhe krijimi i një prezantimi Ti mund ta fillosh prezantimin nga një model bosh, një template apo një prezantim ekzistues.Për të hapur nje prezantim të krijuar më përpara ndiq hapat:• hap programin Power Point;• kliko opsionin Hap prezantim tjetër (Open Other Presentation);• në menunë e komandave kliko Hap (Open) dhe zgjidh një nga opsionet e mundshme të vendndodhjes së prezantimit ose zgjidh Prezantimet e fundit (Recent Presentations) për të hapur një nga prezantimet e krijuar më së fundmi (fig. 1);• zgjidh emrin e prezantimit. Për të krijuar një prezantim nga një model i gatshëm (template) ndiq hapat:• hap programin PowerPoint;• kliko një nga modelet e gatshme që ofron paneli PowerPoint;.• në dritaren që hapet, kliko butonin Krijo (Create) (fig. 3).Fig.1 Hapja e një prezantimi ekzistuesFig.2 Krijimi i prezantimit nga një shabllon3.453
                                
   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59