Page 56 - Demo
P. 56


                                    TEMA 3 KRIJIMI I PREZANTIMEVEPër të krijuar një prezantim të ri nga fillimi ndiq hapat:hap programin PowerPoint; • kliko File/New;• zgjidh Prezantim i zbrazët (Blank Presentation)• Hapet dritarja e punës si në figurën 4: Organizimi i slajdeveGjithmonë një prezantim i zbrazët (blank) hapet me slajdin kryesor, ku shkruhet tiulli i prezantimit dhe nëntitulli. Për të shtuar një slajd të ri në mënyrë të shpejtë, njësoj si slajdi mëparshëm (fig. 4):• zgjidh slajdin pas të cilit do të shtohet slajdi i ri;• në menunë Home, grupi i komandave Slajdet (Slides), kliko pjesën e sipërme të butonit Slajdi ri (New Slide)Për të shtuar një slajd të ri të skicuar ndryshe nga slajdi mëparshëm, kliko pjesën e poshtme të butonit New Slide. • Hapet dritarja dialoguese me disa modele slajdesh, ku mund të zgjedhësh një nga modelet që i përshtatet më shumë përmbajtjes. • Do të shfaqet slajdi i ri. Kliko çdo zonë të cilësuar dhe fillo të shtypësh për të shtuar tekstin. Gjithashtu mund të klikosh një nga ikonat që ndodhen në zonën e slajdit për të shtuar lloje të tjera të përmbajtjes, të tilla si një foto, grafik ose tabelë.Slajdi 1 Kliko për të shtuar titullinKliko për të shtuar nën titullinFig.3 Krijimi i një prezantimi të ri (Blank)Fig. 4 Zgjedhja e modeleve të slajdeve54
                                
   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59   60