Page 57 - Demo
P. 57


                                    TEMA 3 KRIJIMI I PREZANTIMEVE Kopjimi i slajde-ve Për të kopjuar një slajde: 1. zgjidh slajd-in që do të kopjohet;2. kliko butonin e djathtë të mouse-it; 3. zgjidh opsionin Kopjo slajdin (Duplicate slide) nga menuja (fig. 5). Për të bërë një kopje të disa slajde të përzgjedhura zgjidh Kopjo sljadet e përzgjedhura (Duplicated Seleceted Slides)Për të fshirë një slajd mund të zgjedhësh opsionin Fshij slajdin(Delete Slide) ose zgjidh slajdin dhe shtyp butonin Fshij (Delete)ose Backspace nga tastiera. Ruajtja e prezantimitPowerPoint-i ofron dy mënyra për të ruajtur një skedar: Save dhe Save As. Save përdoret për të ruajtur një prezantim të ri ose për të ruajtur ndryshimet e bëra në një prezantim ekzistues. Save As përdoret për të krijuar një kopje të një prezantimi duke e mbajtur origjinalin. Kur përdorni Save As, do të duhet të zgjidhni një emër dhe/ose vend tjetër ruajtje për variantin e kopjuar.Për të ruajtur një skedar të ri klikohet komanda Save, që ndodhet në Quick Acess Toolbar.Atëherë shfaqet paneli Save As, ku do të duhet të zgjidhni vendin ku do të ruhet skedari. Për të ruajtur prezantimin në kompjuter zgjidhet komanda Computer dhe pastaj Browse (fig. 6). Përndryshe mund të klikohet tek OneDrive për të ruajtur skedarin në OneDrive. Në dritaren dialoguese Save As vendoset emri i skedarit dhe lloji i tij (fig. 7).1. Krijoni një prezantim të shkurtër me katër slajde, ku të vendosni disa informacione të rëndësishme për vendlindjen tuaj. Për shembull: gatimet, vallet, veshjet tradicionale. Paraqiteni punën dhe vlerësoni detyrat e shokut/shoqes. 2. Rrethoni përgjigjen e saktë:Blank Presentation është:a) një prezantim i ri nga një model bosh b) një prezantim i ri nga një template c) një prezantim i krijuar më përparaFig. 5 Kopjimi i slajditFig.6 Ruajtja e prezantimit Fig. 7 Zgjedhja e emrit dhe e venndodhjes së prezantimit55
                                
   51   52   53   54   55   56   57   58   59   60   61