Page 58 - Demo
P. 58


                                    Nxënësi/ja:ITeksti në prezantim tregon mënyrën e editimit të të dhënave në slajde duke pasur parasysh stilin e përdorur, madhësinë e tij dhe vendosjen e tekstit në pozicionin e caktuar.Në mësimin e kaluar mësuat si të shtoni një slajd të ri në prezantim. Ndiqni të njëjtat hapa dhe në dritaren dialoguese Office Theme zgjidh modelin Titulli dhe Përmbajtja (Title and Content). Në ekran do të shfaqet slajdi i ndarë në dy pjesë (placeholder) si në figurë. Në të parën shkruhet titulli i prezantimit. Në zonën e dytë shtohet përmbajtja e tekstit.Si do të vepronit për të zgjedhur stilin e shkrimit?Aktivitet:Shkrimi i tekstit në programin PowerPoint bëhet njëlloj si në Word. Gjithashtu, për formatimin e tekstit shërben grupi i komandave Font. Nëse klikoni në shigjetën e vogël (fig. 1), hapet dritarja dialoguese Font (fig. 2).Zgjedhim opsionet e duhura dhe shtypim butonin OK.Për të kopjuar ose zhvendosur pjesë teksti nga një dokument tjetër, veprohet në të njëjtën mënyrë si në programin Word.• zgjidh pjesën që dëshiron të kopjosh ose të zhvendosësh;• në memorjen e përkohshme (Clipboard) (fig. 3) të skedës Home, kliko Copy për të kopjuar tekstin ose kliko Cut për ta zhvendosur tekstin;• zgjidh vendin ku do të vendoset teksti;• kliko Paste.Ndryshon fontin e shkrimitNdryshon madhësinë e shkrimitNdryshon stilin e shkrimitNdryshon ngjyrën e shkrimitFig.1 Grupi i komandave FontFig. 2 Formatimi i tekstit të prezantimitFig.3 Grupi i komandave për kopjimin dhe zhvendosjen e tekstit në prezantim3.556
                                
   52   53   54   55   56   57   58   59   60   61   62