Page 60 - Demo
P. 60
TEMA 3 KRIJIMI I PREZANTIMEVEPër të ndryshuar stilet e WordArt-it veprohet si më poshtë (fig. 7):• zgjidh WordArt-in;• kliko butonin Format, i cili shfaqet në momentin kur zgjedh WordArtin; • kliko butonin Mbush tekstin me ngjyrë (Text Fill) për të ndryshuar ngjyrën e WordArt-it;• kliko butonin Konturi i tekstit (Text Outline), për të ndryshuar konturin; • kliko butonin Efektet e tekstit (Text Effects) për të shtuar efekte tekstit. Shtimi i një kutie teksti (text box)Teksti mund të futet ose në zonat e slajdit (placeholders) ose në kutitë e tekstit. Kutitë e tekstit shtojnë paraqitjen e slajdeve. Gjithashtu, ato gjithmonë qëndrojnë në të njëjtin vend, edhe nëse e ndryshojmë temën. Për të shtuar një kuti teksti duhet që: 1. në skedën Insert, te grupi i komandave Text (fig. 8), të zgjedhim komandën Text Box;2. mbajmë të shtypur butonin e mouse-it dhe rrëshqasim mouse-in për të vizatuar kutinë e tekstit në slajd;3. për të shtuar tekstin mjafton të klikojmë kutinë e tekstit dhe fillojmë të shtypim.Ushtrohu:1. Si zgjidhet një WordArt dhe a mund të ndryshohet ai?2. Rretho përgjigjen e saktë:Komanda Font color shërben për të ndryshuar:a) ngjyrën e slajdeve b) ngjyrën e temave c) ngjyrën e tekstitKomanda Text Outline shërben për të ndryshuar:a) ngjyrën e slajdeve b) ngjyrën e tekstit në një Text Boxc) ngjyrën e konturit të jashtëm të një WordArt-i1. Hapni prezantimin e përgatitur në mësimet e mëparshme. Në mësimin 3.2, ndryshoja ngjyrat e slajdeve (faqeve), madhësinë e shkrimit, si dhe krijoni një kuadrat, ku të shkruani emrin tuaj.Fig.7 Stilet e shkrimit artistikFig.8 Shtimi i një kutie teksti58

