Page 62 - Demo
P. 62


                                    TEMA 3 KRIJIMI I PREZANTIMEVE1. Ngjyrat (Colors). Nëpërmjet tyre mund t’i shtoni ngjyra të reja zgjedhjes suaj. 2. Fontet (Fonts). Nëpërmjet tyre mund të ndryshoni Font-in e shkrimit.3. Efektet (Effects). Nëpërmjet tyre mund të ndryshoni efektet në prezantim.4. Stilet e sfondit (Background Styles). Nëpërmjet tyre ndryshoni stilet e sfondit. Formatimi i Sfondit (Background-it)Është paracaktuar që slajdet në një prezantim të ri ta kenë sfondin të bardhë. Megjithatë është e lehtë për të ndryshuar stilin e sfondit për disa ose të gjitha slajdet. Për të ndryshuar stilet e sfondit veproni kështu:1. Në skedën Design, klikoni komandën Formato sfondin (Format Background) (fig. 4). 2. Komanda Mbush (Fill) ofron katër opsione për ngjyrosjen e sfondit. Zgjidhni një nga opsionet (Solid, Gradient, Picture or texture, Pattern). 3. Komanda Ngjyros (Color) shërben për të zgjedhur ngjyrën e sfondit. Zgjidhni atë që dëshironi.Pas zgjedhjes së opsioneve stili i sfondit do të ndryshojë në slajdin aktual. Për të zbatuar të njëjtin stil në të gjithë slajdet e prezantimit, klikoni komandën Zbato tek të gjitha (Apply to All) në fund të panelit (fig. 5).1. Çfarë janë temat?2. a) Shtoni në prezantimin e realizuar në mësimin e mëparshëm një temë që ju pëlqen;b) në slajdin e parë të prezantimit tuaj vendosni një sfond me efekt. 3. Së bashku me shokun/shoqen e bankës vlerësoni prezantimet tuaja në laboratorin e informatikës.Fig.4 Formatimi i sfonditFig. 5 Zbatimi i të njëjtit stil në të gjithë slajdet e prezantimit60
                                
   56   57   58   59   60   61   62   63   64   65   66