Page 64 - Demo
P. 64
TEMA 3 KRIJIMI I PREZANTIMEVE3. zgjedhim figurën më të përshtatshme për prezantimin tonë nga dosja përkatëse në panelin e majtë të ekranit, ku kemi shkarkuar fotot;4. klikojmë butonin Insert dhe figura do të shfaqet në slajd;5. klikojmë butonin e majtë mbi imazh, e tërheqim atë duke e zhvendosur në zonën e duhur të slajdit.Një mënyrë tjetër e futjes së fotografive në slajd është duke klikuar në placeholder komandën Pictures .Gjithashtu, nëpërmjet këtyre ikonave mund të futim fotografi online, tabela, grafikë, SmartArt-e, video etj.Në një prezantimi ekzistues që keni në kompjuter shtoni një slajde të ri të tipit Title and Content. Në placeholder do të shfaqen disa ikona, si në figurë. Klikoni secilën nga ikonat që ndodhen në zonën e slajdit dhe përpiquni të kuptoni përse shërbejnë ato?Aktivitet: Futja e fotografive onlineNëse nuk e keni në kompjuter fotografinë që dëshironi, ju mund të gjeni një fotografi online për ta shtuar në prezantimin tuaj.1. Klikoni ikonën për futjen e fotografive online ose klikoni komandën Fotografi në linjë (Online Pictures)në grupin e komandave Images. 2. Hapet dritarja dialoguese Insert Pictures (fig. 5). Fut tabela Fut SmartArtFut grafikëFut fotografi onlineFut fotografi Fut videoPowerPoint-i ofron dy mundësi për gjetjen e fotografive në internet: OneDrive dhe Bing Image Search.• OneDrive ju mundëson të futni një imazh të ruajtur në OneDrive. Gjithashtu, ju mund të lidhni llogaritë e tjera në internet me llogarinë tuaj në Microsoft, si: Facebook ose Flickr.• Kërkimi i imazheve Bing (Bing Image Search) ju mundëson ta përdorni këtë motor kërkimi për të kërkuar në internet imazhe. Në dritaren e kërkimit zgjidhni kategorinë dhe lojin e imazhit dhe klikoni Insert (fig. 6).Fig.4 Ikonat për futjen e imazheve në prezantimFig.5 Futja e imazhit në linjë62

