Page 66 - Demo
P. 66


                                    Nxënësi/ja:IAlbumi fotografik (Foto Album) është një prezantim në Power Point që përmban fotografi që duhet të shfaqen para publikut. Për çdo Abum fotografish mund të krijohen prezantime të reja. Për krijimin e një albumi fotosh ndjekim hapat:1. Në menunë Insert, te grupi Images, klikojmë Photo Album (fig. 1).2. Në listën që shfaqet, zgjedhim opsionin New Photo Album...3. Shfaqet dritarja dialoguese Photo Album (fig. 2).4. Poshtë seksionit Insert Picture from... klikojmë në butonin File/Disk...5. Hapet dritarja dialoguese Insert New Pictures(fig. 3) dhe aty zgjedhim foton nga vendndodhja e dëshiruar dhe klikojmë butonin Insert.Për më tepër informacion: Për të shtuar më shumë fotografi ndjekim të njëjtat hapa si më sipër (hapat 4, 5, 6). Ndërsa për të hequr foto nga albumi zgjedhim foton që duam ta heqim dhe klikojmë butonin Removenë seksionin Pictures in album, në dritaren dialoguese Photo Album (fig. 4).Krijimi i albumeve fotografike (Photo Album) krijon albume fotografike duke përdorur opsionet e avancuara të PowerPoint-it.Në përvjetorin e shkollës ju kërkohet të realizoni një prezantim në PowerPoint me temë “Shkolla në vite”, ku të ketë fotografi nga shkolla, mësuesit e parë, ish nxënës që sot janë personalitete në fusha të ndryshme etj. Si mendoni ju, cila është mënyra më e mirë për realizimin e prezantimi?Aktivitet:Fig.1 Krijimi i Albumit FotografikFig. 2 Opsionet për krijimin e Albumit fotografikFig.3 Zgjedhja e fotove për albumin Fig.4 Opsionet për modifikimin e albumit3.864
                                
   60   61   62   63   64   65   66   67   68   69   70