Page 67 - Demo
P. 67
TEMA 3 KRIJIMI I PREZANTIMEVE6. Lista e fotove të shtuara në Foto Album mund të shikohet në seksionin Pictures in album në dritaren dialoguese Photo Album. Sekuencat e fotove mund të riorganizohen duke përdorur shigjetat lart dhe poshtë, që ndodhen në pjesën e poshtme të seksionit. Gjithashtu, nëpërmjet butonave që ndodhen në pjesën e poshtme të seksionit Preview, mund të ndryshojmë pozicionin, dritën apo kontrastin e fotove.7. Për të shtuar text në slajdet e prezantimit klikojmë butonin New Text Box në seksionin Insert text.8. Në seksionin Album Layout plotësojmë fushat:• Picture layout (vendos numrin e fotove në një slide). • Frame shape (vendos formën e konturit të fotos).9. Zgjedhim llojin e Theme-ës duke klikuar butonin Browse... dhe më pas Select.10. Në fund klikojmë butonin Create për krijimin e një prezantimi të titulluar Album foto.Në figurën 5 jepet një prezantim i thjeshtë i titulluar “Photo Album”. Ai është krijuar me foto kafshësh të egra duke ndjekur hapat e mësipërme.Ushtrohu:1. Çfarë është një Foto Album dhe si realizohet ai?2. Rretho përgjigjen e saktë:Në seksionin Album Layout, opsioni Picture layouta) vendos numrin e fotove në një slajd?b) përcakton orientimin e fotografisë?c) vendos formën e konturit të fotos?1. Pasuroje albumin e mësimit ose krijo vetë një album të ri me temë të lirë.Fig. 5Fig.5 Shembull albumi fotografikAlbum fotografikPunoi: klasa X - aAlbum fotografik65

