Page 68 - Demo
P. 68
Nxënësi/ja:IAnimacioni i referohet efekteve speciale që i shtohen objekteve dhe tekstit në prezantim, me qëllim tërheqjen e vëmendjes së shikuesit. Nëpërmjet grupit të komandave që ndodhen në skedën Animacionet (Animations), mund t’i japim efekte të animuara objekteve të ndryshme në një slajd si dhe mund të specifikojmë sa një objekt ose tekst mund të shfaqet gjatë prezantimit. Figura 1 tregon shiritin e komandave të skedës Animations.Animacionet në prezantim demonstron përdorimin e efekteve në slajde.Ju ka ndodhur të shikoni prezantime të ndryshme, ku lëvizja e tekstit, e figurave ose objekteve që përmban prezantimi, të shfaqet me efekte vizuale dhe në ndonjë rast mund të shoqërohen dhe me muzikë? Diskutoni në klasë si mund të realizohet një gjë e tillë.Aktivitet:Për të animuar objektet në një slajd ndjekim hapat:1. Zgjedhim objektin që dëshirojmë të animojmë në slajd.2. Në menunë Animations, grupi i komandaveAnimation, klikojmë shigjetën e vogël (fig. 2). 3. Do të shfaqet një menu e efekteve të animacionit (fig. 3), të cilat janë të organizuara në katër grupe:• Entrance tregon se si objekti i zgjedhur do të hyjë në slide show.• Emphasis i shton një efekt objektit të zgjedhur në slajd për ta theksuar.• Exit tregon se si objekti i zgjedhur do të lërë slajdin.• Motion Path shton një efekt që e bën objektin e zgjedhur të lëvizë në një mënyrë specifike. 4. Zgjedhim efektin e dëshiruar dhe ai do të zbatohet te objekti. Objekti do të ketë një numër të vogël pranë tij për të treguar se ka një animacion. Në panelin e slajdeve do të shfaqet një simbol yll pranë slajdit (fig. 4).Në pjesën e poshtme të menusë mund të zgjedhim edhe opsionet për më shumë efekte.Fig. 2 Grupi i komandave AnimacionFig. 3 Efekte të ndryshme të Animacionit Fig. 4 Zbatimi i efekteve në objektFig. 1 Shiriti i komandave për Animacionet3.966

