Page 69 - Demo
P. 69
TEMA 3 KRIJIMI I PREZANTIMEVEKomanda Effect Options shërben për të përcaktuar ose ndryshuar drejtimin apo mënyrën e lëvizjes së objektit. Për shembull, zgjedhim efektin Split dhe klikojmë Effect Options. Do të shfaqet një listë me opsione të ndryshme të drejtimit të shfaqjes së objektit (fig. 5).Për të hequr një animacion klikojmë te numri i vogël që ndodhet afër objektit të animuar, më pas klikojmë butonin Delete. Shtimi i më shumë animacioneve në një objektNëse zgjidhni një animacion të ri nga menuja në grupin Animation, ky i fundit do të zëvendësojë animacionin aktual të objektit. Megjithatë, nganjëherë do të donit të vendosnit më shumë se një animacion në një objekt, p.sh. një efekt për hyrjen dhe një efekt për daljen. Për këtë shërben komanda Add Animation.1. Zgjidhni një objekt.2. Klikoni skedën Animations.3. Në grupin e komandave Advanced Animation, klikoni komandën Add Animation për të parë animacionet që na ofrohen (fig. 6).4. Zgjidhni një nga efektet e animacionit.5. Nëse objekti ka më shumë se një efekt, ai do të ketë një numër të ndryshëm për çdo efekt. Numrat tregojnë rendin sipas të cilit do të ndodhin efektet. Në disa raste ju mund të dëshironi të zbatoni të njëjtat efekte në më shumë se një objekt. Këtë mund ta bëni duke kopjuar efektet nga një objekt në tjetrin duke përdorur komandën Animation Painter. Paneli i AnimacionitKomanda Animation Pane ju lejon të shikoni dhe administroni të gjitha efektet që janë në slajdin aktual. Ju mund të modifikoni dhe riorganizoni efektet direkt nga paneli i animacionit, gjë që është veçanërisht e dobishme kur keni disa efekte. Për të hapur panelin e animacionit ndiqni hapat: 1. Nga skeda Animations klikoni komandën Animation Pane (fig. 7).2. Paneli i animacionit do të hapet në anën e djathtë të dritares dhe do të tregojë të gjitha efektet për slajdin aktual si dhe rendin në të cilin do të shfaqen (fig. 8).Fig. 5 Opsionet e drejtimit të shfaqjes së objektitFig. 6 Animacioni i avancuarFig. 7 Paneli i animacionitFig. 8 Lista e efekteve të vendosura67

