Page 7 - Demo
P. 7


                                    Teknologji eInformimit dheKomunikimit programi aplikativ për përpunimin tabelar dhe grafik të të dhënave MS Excel, libri i punës, fleta e punës, celulë, referencë, referencë relative, referencë absolute, grafik, funksioni i shumës, mesatares, vlerës më të madhe, vlerës më të vogël etj. filtrimi, renditja, programi aplikativ për prezantimet MS PowerPoint, prezantim, multimedie, video, audio, realiteti virtual.Fjalë kyçe: Në këtë tematikë ju do të njiheni me programin aplikativ për përpunimin tabelar dhe grafik të të dhënave, Excel, duke u ndalur në elementet kryesore të tij (adresat e celulave, formulat, funksionet, gjetjen e gabimit, renditjen dhe filtrimin e të dhënave). Më tej ju do të mësoni si të zbatoni komandat e Excel-it për rregullimin e faqeve dhe printimin e tyre. Ju gjithashtu do të kuptoni si të shtoni një grafik për një tabelë të dhënë dhe do të njihni llojet e ndryshëm grafikëve. Në vazhdim do të njiheni me programin aplikativ për prezantim, PowerPoint, duke u ndalur në elementet kryesore të tij dhe në mënyrat e krijimit të një prezantimi, zbatimin e efekteve për ta bërë prezantimin më tërheqës, rishikimin dhe printimin e tij. Gjithashtu do të mësoni disa nocione të rëndësishme mbi sistemet e avancuara që mundësojnë grumbullimin, organizimin, ruajtjen, përdorimin dhe transmetimin e informacioneve në forma të ndryshme, duke përfshirë komunikimet audio dhe video si dhe përdorimin e multimediave ndërvepruese.Tema 1. Formulat dhe funksionetTema 2. Analizimi i të dhënave, rregullimi i faqeve, shtypja dhe grafikuTema 3. Krijimi i prezantimeveTema 4. Multimedia, krijimi i sekuencave multimedialeI
                                
   1   2   3   4   5   6   7   8   9   10   11