Page 70 - Demo
P. 70
TEMA 3 KRIJIMI I PREZANTIMEVE3. Ju mund të ndryshoni radhën e paraqitjes së animacionit gjatë paraqitjes së slajdeve duke e zgjedhur dhe rrëshqitur atë lart ose poshtë në listën e renditjes.4. Për të parë efektet nga paneli i animacionit klikoni butonin Play (fig. 9).5. Do të shfaqen efektet për slajdin aktual. Në anën e djathtë të panelit të animacionit do të keni mundësi të shihni një afat kohor (timeline) që tregon përparimin përmes secilit efekt.Për të specifikuar kohën e nisjes së animacionit zgjidhni një nga efektet dhe klikoni shigjetën e vogël. Në menunë që shfaqet, zgjidhni një nga tre opsionet e fillimit të efektit:• Start On Click për fillimin e animacionit vetëm me klikimin e slajdit. • Start With Previous për fillimin e animacionit në të njëjtën kohë me të mëparshmin.• Start After Previous për fillimin e animacionit menjëherë pas atij të mëparshmit.Komanda Effect Options përmban opsione më të përparuara, të cilat mund t’i përdorni për të përsosur efektet. Me klikimin e kësaj komande hapet dritarja dialoguese nga ku ju mund të shtoni përmirësime të ndryshme për efektin (fig. 10):1. Sound shton një efekt tingull në animacion.2. After animation ndryshon ngjyrën ose fsheh objektin pas mbarimit të animacionit.3. Animate text lejon animimin e tekstit duke ju dhënë tre mundësi:• all at once (të gjitha në të njëjtën kohë), • one word at a time (një fjalë në një kohë), one letter at a time (një shkronjë në një kohë).Për të ndryshuar kohën e efektit zgjidhni komandën Koha (Timing), (fig. 11) ku ju mund të shtoni një vonesë përpara fillimit të efektit (Delay), të ndryshoni kohëzgjatjen e efektit (Duration) dhe të kontrolloni nëse efekti përsëritet ose jo (Repeat).• Klikoni butonat Play dhe Slide Show për të parë efektet.• Mbyllni panelin e punës.Ushtrohu:1. Krijo një prezantim me temë “Ndotja e mjedisit”. Vendos animacione te të gjithë objektet kryesore të slajdeve. Ruaj ndryshimet dhe paraqite prezantimin para shokëve të klasës.Fig. 9 Vendosja e kohës dhe përcaktimi i efektitFig. 10 Vendosja e opsioneve më të përparuara për efektetFig. 11 Opsionet e ndryshimit të kohës së efektit68

