Page 71 - Demo
P. 71


                                    Nxënësi/ja:2.1 INdonjëherë na duhet të shtojmë pjesë muzikore ose filmime në prezantim.Për të shtuar në prezantim një video që ndodhet në një skedar të kompjuterit, ndjekim hapat:1. zgjedhim slajdin ku do të shtojmë videon;2. në menunë Insert, te grupi Media, zgjedhim opsionin Video;3. në nënmenunë që hapet, zgjedhim opsionin Video on My PC... (fig. 1);4. në dritaren dialoguese Insert Video (fig. 2), zgjedhim videon që do të shtojmë në prezantim dhe klikojmë Insert;5. Videoja do të shtohet në slajd. Futja e videove në prezantim mëson të fusë video të ndryshme në prezantim. Në shkollë organizohet një aktivitet për mbledhjen dhe shpërndarjen e ndihmave për nxënësit me të ardhura të vogla ekonomike. Keshilli i klasës duhet të organizojë aktivitetin dhe duhet ta prezantojë para nxënësve. Njëri nga anëtarët e këshillit ka realizuar një video me momentet më të rëndësishme të aktivitetit. Si mendoni ju, a mund t’ia shtojë videon prezantimit për ta bërë më tërheqës?Aktivitet:Në momentin e futjes se videos në slajd, në shiritin e komandave aktivizohen dy skeda (Formatdhe Playback), që shërbejnë për editimin dhe formatimin e videove.Fig. 1 Shtimi i videos në prezantim nga kompjuteri personalFig. 2 Zgjedhja e videosFig. 3 Grupi i komandave për editimin dhe formatimin e videove3.1069
                                
   65   66   67   68   69   70   71   72   73   74   75