Page 72 - Demo
P. 72


                                    TEMA 3 KRIJIMI I PREZANTIMEVE Formatimi i paraqitjes së videoveAshtu si fotografitë, PowerPoint-i ofron edhe mundësinë e formatimit të paraqitjes së videos nëpërmjet skedës Format, e cila ofron disa opsione për këtë qëllim (fig. 3).Grupi Rregullo (Adjust) përmban komandat:• Corrections përmirëson ndriçimin dhe kontrastin e videos.• Color ringjyros videon për t’i dhënë një efekt të stilizuar.• Poster Frame vendos imazhin e pamjes paraprake për videoklipin.• Reset Design ndryshon përmasat e videos.Grupi i komandave Stilet e videos (Video Styles) ofron stile të ndryshme të videove. Gjithashtu ofron opsionet:• Video Shape ndryshon formën e videos duke ruajtur të gjitha formatimet.• Video Border specifikon ngjyrën, trashësinë dhe stilin e konturit të videos.• Video Effects zbaton efekte vizuale në video (hije, shkëlqim, reflektim ose rrotullim 3d). Redaktimi i videoveSkeda Ridëgjo (Playback) ka disa opsione që mund të përdorni për të redaktuar videon tuaj (fig. 4). • Play luan videon.• Add Bookmark shton cilësime që ju lejojnë të ndaleni në pikat specifike të videos.• Trim Video shkurton videon për të luajtur vetëm një fragment nga origjinali.• Fade in shton zbehjen e videos në fillim të saj.• Fade out zvogëlon zbehjen e videos në fund të saj.Grupi i komandave Opsionet e videos (Video Options) ofron mundësi të tjera që mund të vendosni për të kontrolluar se si do të luhet videoja. • Volume ndryshon volumin e zërit për videon.• Start kontrollon nëse videoja fillon automatikisht apo kur klikohet mouse-i.• Play Full Screen lejon që videoja të mbushë tërë ekranin gjatë shfaqjes.• Hide While Not Playing fsheh videon kur nuk luhet.• Loop until Stopped përsërit videon derisa të ndërpritet.• Rewind after Playing rikthen videon në fillim kur ka mbaruar së luajturi. Shumica e veçorive në skedën Playback mund të përdoren vetëm me videot që futen nga një skedar. Ato nuk do të punojnë me video të ngulitura (embedded).Për të shtuar një video online duhet të ndjekim këto hapa: 1. zgjedhim slajdin ku do të shtojmë videon;2. në menunë Insert, te grupi Media zgjedhim opsionin Video (fig. 5);3. në nënmenunë që hapet, zgjedhim opsionin Online Video...;4. hapet dritarja dialoguese Insert Video (fig. 6) dhe zgjedhim YouTube-in si një mundësi të mirë për kërkimin e videove; Fig. 4 Grupi i komandave për redaktimin e videosFig. 5 Shtimi i videos në prezantim në kohë reale70
                                
   66   67   68   69   70   71   72   73   74   75   76