Page 74 - Demo
P. 74
Nxënësi/ja:IKalimet e slajdeve (Transitions) demonstron përdorimin e kalimeve të slajdeve.Në tabelë jepet një mënyrë e kalimit të slajdeve duke përdorur butonat e tastierës. A dini ju ndonjë mënyrë tjetër të kalimit të slajdeve? Aktivitet: Mënyrat e kalimit nga një slajd në slajdin pasardhës (Slide Transition)Kalimet (Transitions) janë efektet që ndodhin kur kaloni nga një slajd në tjetrin. Kalimi mund të bëhet duke përdorur tastierën, por ka edhe një mënyrë tjetër veprimi. Për të shtuar një kalim duhet të veproni kështu:1. Nga paneli i slajdeve zgjidhni slajdin pas të cilit do të aplikohet kalimi.2. Klikoni skedën Transitions. Në grupin e komandave Transition to This Slide klikoni shigjetën e vogël për të shfaqur menunë e plotë të tranzicioneve (fig. 1).Slide i mëparshëm Page UpSlide pasardhës Page DownSlide i parë Ctrl+HomeSlide i fundit Ctrl+End3. Hapet menuja me të gjitha opsionet e mundshme që ofron programi PowerPoint (fig. 2). Kalimet e slajdeve janë të grupuara në tre kategori:• Subtle janë llojet bazë të tranzicioneve. Ato përdorin animacione të thjeshta për të lëvizur midis slajdeve.• Exciting janë lloje kalimesh që përdorin animacione më komplekse për kalimin ndërmjet slajdeve. Këto lloj tranzicionesh janë më shumë interesante vizualisht sesa transicionet Subtile, por duhet pasur parasysh që të përdoren me masë për të mos e rënduar më shumë se ç’duhet prezantimin.Fig. 1 Grupi i komandave për vendosjen e kalimeveFig. 2 Modelet e kalimeve të slajdeve3.1172

