Page 75 - Demo
P. 75


                                    TEMA 3 KRIJIMI I PREZANTIMEVE• Dynamic Content bën të mundur që gjatë kalimit të slajdeve, tranzicionet dinamike do të lëvizin vetëm placeholder-at, jo vetë slajdet. Kur përdoren si duhet, tranzicionet dinamike mund të ndihmojnë unifikimin e slajdeve në prezantim.4. Zgjidhni një nga opsionet e shfaqura të tranzicioneve. Për të aplikuar të njëjtin kalim në të gjitha slajdit në prezantim përdoret komanda Apply To All, e cila ndodhet në grupin e komandave Timing. Mbani mend se kjo do të modifikojë çdo tranzicion tjetër që keni aplikuar më përpara (fig. 3).Provoni të aplikoni disa lloje të ndryshme të tranzicionit në slajde të ndryshme në prezantimin tuaj. Mund të shikoni që disa tranzicione funksionojnë më mirë se të tjerët dhe kjo varet nga përmbajtja e slajdeve. Shfaqja e tranzicionitPër të parë paraprakisht kalimin për një slajd të përzgjedhur mund të përdoren dy metoda:Në skedën Transitions klikoni komandën Preview (fig. 4).Në panelin e slajdeve klikoni komandën Play Animations (fig. 5). Modifikimi i tranzicioneveNdryshimi i efekteve të tranzicionitPamja e një tranzicioni mund të ndryshohet shpejt duke ndryshuar drejtimin e saj.1. Zgjidhni slajdin që ju dëshironi të ndryshoni tranzicionin.2. Klikoni komandën Effect Options dhe zgjidhni një nga opsionet (fig.6). Këto opsione do të ndryshojnë në varësi të tranzicionit të përzgjedhur. Play Animations3. Tranzicioni do të ndryshojë dhe menjëherë shfaqet pamja se si do të kalojë slajdi.Disa tranzicione nuk lejojnë të ndryshoni drejtimin.Ndryshimi i kohëzgjatjes së tranzicionit:1. Zhidhni slajdin me tranzicionin që ju doni të ndryshoni.2. Në grupin e komandave Timing, në opsionin Duration, vendosni kohën që dëshironi për kalimin e slajdit (fig. 7).Fig. 3 Zbatimi i të njëjtit kalim në të gjitha slajdet e prezantimitFig. 4 Shikimi i kalimit nëpërmjet komandës Preview Fig. 5 Shikimi i kalimit nëpërmjet komandës Play AnimationsFig. 6 Ndryshimi i drejtimit të tranzicionitFig. 7 Ndryshimi i kohëzgjatjes së kalimit73
                                
   69   70   71   72   73   74   75   76   77   78   79