Page 76 - Demo
P. 76
TEMA 3 KRIJIMI I PREZANTIMEVEShtimi i një tingulli gjatë kalimit të slajdit1. Zgjidhni slajdin.2. Në grupin e komandave Timing, në opsionin Sound, klikoni shigjetën e vogël (fig. 8).3. Zgjidhni një nga opsionet që shfaqen në menu dhe klikoni butonin Privew për të parë tranzicionin dhe për të dëgjuar tingullin. Tingujt janë të përshtatshëm për t’u përdorur zakonisht në prezantim. Por kujdes se aplikimi i një tingulli gjatë kalimit të çdo slajd mund të bëhet i bezdisshëm për audiencën.Heqja e një kalimi1. Zgjidhni slajdin.2. Në grupin e komandave Transition to This Slide zgjidhni opsionin None (fig. 9). 3. Për të hequr tranzicionet nga të gjitha slajdet e prezantimit zbatoni komandën None te një slajd dhe më pas klikoni komandën Apply to All. Komandat e avancuara për kalimin e slajdeveNormalisht, në paraqitjen e slajdeve ju do të kalonit në slidein pasardhës duke klikuar mouse-in, duke shtypur spacebar-in ose butonat e shigjetave të tastierës. Komanda Advance Slides,në grupin Timing, lejon që prezantimi t’i kalojë vetë slide-t njëri pas tjetrit pas një kohe të caktuar. Për të avancuar slide-t automatikisht ndjekim hapat:1. Zgjidhni slide-in.2. Te rubrika Advance Slide, në grupin e komandave Timing,mos e zgjidhni opsionin On Mouse Click. Kjo bëhet duke mos e klikuar kutinë e vogël (fig. 10).3. Në kutinë që ndodhet afër opsionit After, shëno kohën që ju dëshironi që të shfaqen slide-t. Sipas shembullit të figurës 11 slide-i do të avancojë automatikisht pas 1 min e 20 sek. 4. Zgjidhni slide-in tjetër dhe përsëritni procesin derisa slide-t të kenë kohën e dëshiruar. Për të caktuar të njëjtën kohë për të gjitha slide-t klikoni komandën Apply to All.Nëse doni që të kaloni në slide-in tjetër para kohës së përcaktuar automatikisht, ju, gjithmonë, mund të klikoni mouse-in ose shtypni spacebar-in nga tastiera.Ushtrohu:1. Çfarë përcaktojnë kalimet?2. Cila skedë nga shiriti përmban komandat për realizimin e kalimeve.1. Krijo një prezantim me titull ”Qyteti im” me 10 slide. Në prezantim vendos llojet e kalimeve të shoqëruara me efekte zanore si dhe shfaqja e slide-ve të bëhet në mënyrë automatike pas një minute secili. Prezantoni punimet tuaja në klasë dhe vlerësoni njëri-tjetrin, duke argumentuar vlerësimin tuaj. Fig. 8 Shtimi i tingullit gjatë kalimit të slajdeveFig. 9 Heqja e kalimitFig. 10 Avancimi i slajdeve74

