Page 77 - Demo
P. 77
Nxënësi/ja:2.1 IShikimi i slide-ve bën shikimin e slide-ve dhe shton shënime në prezantimin e vet.Ju tashmë e keni përfunduar krijimin e slide-ve të prezantimit. Cili është hapi tjetër? Diskutoni me shokët se cilat janë mënyrat e shfaqjes së slide-ve gjatë prezantimit nga kompjuteri. Aktivitet:Hapi tjetër është shfaqja e slide-ve në mënyrën “në ekran të plotë”, që është ekrani në të cilin audienca do ta shikojë prezantimin. Ka disa mënyra për shfaqjen e prezantimit, të cilat shërbejnë për detyra të ndryshme. Komandat e shikimit të slide-ve janë të vendosura në fund të dritares së PowerPoint-it, në anën e djathtë (fig. 1). • Normal view. Kjo është pamja e parazgjedhur nga PowerPoint-i, ku ju krijoni dhe redaktoni slide-t. Në këtë pamje ju gjithashtu mund të lëvizni slide-t në panelin e lundrimit që ndodhet në anën e majtë të ekranit.• Slide sorter. Në këtë pamje do të shihni një tablo të të gjitha slide-ve. Këtu ju mund t’i zhvendosni slide-t për të riorganizuar ato më shpejt duke i rrëshqitur dhe lëshuar (drag dhe drop).• Reading view. Kjo pamje e plotëson dritaren e PowerPoint-it me një shikim paraprak të prezantimit. Ai përfshin butona të lundrimit lehtësisht të arritshëm në pjesën e poshtme të djathtë (fig. 4).• Play slide show. Kjo është pamja që përdoret për të prezantuar para auditorit. Kjo komandë do të fillojë prezantimin nga slide-i aktual. Për të filluar prezantimin nga fillimi shtypni F5 nga tastiera. Do të shfaqet një menu në këndin e poshtëm të majtë të ekranit (fig. 5). Këto komanda ju lejojnë të lundroni nëpër slide dhe të përdorni veçori të tjera, të tilla si stilolapsi (pen) dhe shënuesin (highlighter).Fig. 1 Komandat për shikimin e slajdeveFig. 3 Slajde të rendiruraFig. 5 Prezantimi i slajdeve para auditoritFig. 4 Leximi i pamjesFig. 2 Pamja normale3.1275

