Page 78 - Demo
P. 78
TEMA 3 KRIJIMI I PREZANTIMEVEShënimet (Notes)Ju mund të shtoni shënime në slide nëpërmjet komandës Notes ose ndryshe janë quajtur shënimet e folësit. Ato mund t’ju ndihmojnë të përgatiteni për prezantimin tuaj ose ju ndihmojnë gjatë prezantimit për të shpjeguar pika të veçanta, që mund të jenë të rëndësishme për prezantimin.Për të shtuar shënimet veprohet kështu:Në pjesën e poshtme të ekranit klikoni komandën Notes (fig. 6).1. Cilat janë mënyrat e shfaqjes së slide-ve. Shpjego secilën prej tyre.2. Çfarë janë Notes Page dhe trego se si mund t’i shtojmë ato në prezantim.Poshtë slide-it hapet një dritare e re (fig. 7), që quhet paneli i shënimeve (Notes Page). Kliko në panelin e shënimeve dhe shkruaj shënimet.Gjithashtu, ju mund të shtoni dhe të ndryshoni shënimet në prezantim nëpërmjet skedës View. Për të ndryshuar shënime në slide veprojmë si më poshtë:1. Në menunë View, te grupi i komandave Presentation Views, zgjidhni komandën Notes Page.2. Poshtë slide-it hapet paneli i shënimeve, ku mund t’i shtoni apo ndryshoni ato (fig. 8).Fig. 6 Komanda e shënimeveFig. 7 Vendosja e shënimeveFig. 876

