Page 79 - Demo
P. 79
Nxënësi/ja:2.1 IMënyrat e shfaqjes së prezantimit njeh mënyrat e shfaqjes së prezantimeve.Për të bërë paraqitjen e prezantimit para shokëve të klasës, një nxënës veproi në këtë mënyrë: • Për të filluar prezantimin, shtypi butonin F5 të tastierës.• Shtypi butonat shigjetë të tastierës për të lëvizur përpara ose prapa në prezantim.• Shtypi butonin Escape (Esc) për t›i dhënë fund prezantimit.Si mendoni ju a ka vepruar drejt ai? A ka ndonjë mënyrë tjetër për të bërë paraqitjen e prezantimit?Aktivitet:Përveç shembullit të aktivitetit, për të bërë paraqitjen e prezantimit ekzistojnë edhe mënyra të tjera si të:1. klikoni komandën Start From Beginning në Quick Access toolbar (fig. 1) ose2. klikoni komandën Slide Show që ndodhet në pjesën e poshtme të dritares së PowerPoint-it (fig. 2). Në shiritin e komandave kliko skedën Slide Show (fig. 3) për të parë më shumë opsione të paraqitjes së prezantimit. Prej këtu ju mund të filloni prezantimin nga slide-i që keni hapur aktualisht si dhe të keni qasje tek opsionet e avancuara të prezantimit.• From Beginning bën që prezantimi të nisë nga fillimi (slide-i i parë).• From Current Slide bën që prezantimi të fillojë nga slide-i aktual.• Present Online zgjedh një shërbim për prezantimin e slide-ve online.• Custom Slide Show shfaq vetëm slide-t që janë zgjedhur për prezantim. Zgjedhja e mënyrës së shfaqjes Ne mund ta krijojmë vetë mënyrën e shfaqjes së slide-ve. Për këtë: 1. Në menunë Slide Show klikojmë komandën Set up Show në grupin Set Up (fig. 4).2. Hapet dritarja dialoguese Set Up Slide Show, nga ku mund të zgjedhim opsionet që duam për prezantimin (fig. 5).Fig. 1 Paraqitja e prezantimit nga shiriti për qasje të shpejtë të komandaveFig. 2Fig. 3 Më shumë opsione të paraqitjes së prezantimitFig. 4 Grupi i komandave për zgjedhjen e mënyrës së shfaqjes së sljadeve3.131277

