Page 8 - Demo
P. 8


                                    Nxënësi/ja:IPërdorimi i programeve për njehsimin tabelarProgrami ExcelMs Excel-i bën pjesë në paketën Microsoft Office dhe është një program që përdoret për përgatitjen dhe përpunimin e të dhënave në formë tabelare. Me anë të këtij programi, përveç ruajtjes së të dhënave, mund të bëjmë llogaritje të ndryshme duke përdorur formulat dhe funksionet. Gjithashtu, ky program ofron mundësinë e paraqitjes së të dhënave në mënyrë grafike dhe me diagrame. Disa nga përparësitë e përdorimit të programit Excel janë:1. Llogaritja e të dhënave (gjetja e shumës së të dhënave). Nëpërmjet programit Excel mund t’i administrojmë në mënyrë efikase numrat dhe përllogaritjet. Gjithashtu, formulat mund të shkruhen dhe kopjohen shumë lehtë. Çdo ndryshim që mund të bëhet në vlera, reflektohet në mënyrë automatike në rezultatin e formulës. (Fig. 1)2. Menaxhimi i të dhënave (organizimi i të dhënave në tabelë, krijimi i tabelave për të mundësuar një paraqitje të qartë dhe të lehtë për t’u lexuar, apo për të kryer veprime). Përveç llogaritjes Exceli ofron krijimin dhe ruajtjen e të dhënave në formën e tabelave si dhe formimin e tabelave të reja nëpërmjet mundësive të filtrimit dhe renditjes. (Fig. 2)3. Grafikët. Ju mund të krijoni grafikë të formave të ndryshme në mënyrë automatike. Të dhënat në formë tabelare mund të paraqiten fare thjesht në diagrama dhe grafikë nëpërmjet programit Excel. (Fig. 3) kupton rëndësinë e përdorimit të programeve për njehsimin tabelar.Në figurë jepen disa ikona të programeve të paketës Microsoft Office. Përse shërben secila prej tyre? Diskutoni me shokët në klasë, cili nga programet e paraqitur në figurë është për i përshtatshëm për llogaritjen e numrave, shifrave dhe të dhënave në tabelë?Aktivitet:1.1Fig. 1 Përdorimi i Excel-it për llogaritjen e të dhënaveFig. 2 Menaxhimi i të dhënave nëpërmjet programit ExcelFig 3. Paraqitja grafike e të dhënave nëpërmjet programit Excel6
                                
   2   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12