Page 80 - Demo
P. 80
TEMA 3 KRIJIMI I PREZANTIMEVENë seksionin Show type zgjedhim llojin e shfaqjes së slide-ve.• Presented by a speaker (full screen). Slide-t prezantohen nga një folës.• Browsed by an individual (window). Slide-t shfletohen nga një individ.• Browsed at a kiosk (full screen). Slide-t shfletohen në një kabinë.Në seksionin Show options zgjedhim opsionin:• Loop continuously until ‘Esc’. Prezantimi shfaqet në mënyrë të vazhdueshme. Edhe nëse mbaron shfaqja e slide-it të fundit, ai fillon nga fillimi derisa shtypim butonin Escape.• Show without narration. Prezantimi shfaqet pa rrëfim.• Show without animation. Prezantimi shfaqet pa animacion.Në seksionin Advanced Slides zgjedhim opsionin:• Manually, nëse për paraqitjen e slide-ve përdorim tastierën ose mouse-in.• Using Timings, if present, nëse kemi caktuar kohën për paraqitjen e slide-ve.Në seksionin Pen Color, nëse gjatë shfaqjes së slide-ve ndryshojmë treguesin e mouse-it në penë, mund të ndryshojmë ngjyrën e penës.Në seksionin Show Slide zgjedhim: • All për shfaqjen e të gjitha slide-ve.• From to për shfaqjen e disa slide-ve të caktuara sipas numrit.Pasi kemi zgjedhur opsionet që duam, në fund klikojmë butonin OK.Fig. 5 Konfigurimi i paraqitjes së slajdeve78

