Page 81 - Demo
P. 81
TEMA 3 KRIJIMI I PREZANTIMEVEPër të lidhur laptopin me videoprojektorin ndiqni këto hapa:1. lidhni njërën nga kokat e kabllos VGA me portën përkatëse të videoprojektorit;2. vendos kokën tjetër të kabllit VGA në portën e duhur të laptopit/kompjuterit; 3. ndizni në fillim laptopin/kompjuterin dhe më pas videoprojektorin. 4. shtypni butonin Power;5. sigurohuni që imazhi i projektuar është në kuadrat;6. sinkronizoni projektorin me laptopin duke mbajtur butonin FUNCTION (Fn) dhe shtypni një nga tastet: F4, F5, F7, F8;7. rregulloni fokusimin duke rrotulluar unazën që rrethon lentet në pjesën e përparme të projektorit ose përdorni butonat e fokusimit;8. kur doni të ndryshoni përmasat e pamjes që shikoni në ekran shtypni: • ctrl+ (plus) për të zmadhuar pamjen,• ctrl- (minus) për të zvogëluar pamjen,• ctrl0 (zero) për ta rikthyer në përmasat e mëparshme.Pasi e keni mbaruar prezantimin, fikni projektorin.Merrni me vete USB-në në të cilën keni ruajtur prezantimin e realizuar në PowerPoint. Hapeni prezantimin tuaj në ekranin e laptopit/kompjuterit dhe prezantojeni para shokëve tuaj. Para se të filloni prezantimin, lidhni videoprojektorin me laptopin/kompjuterin.Aktiviteti praktikGjatë lidhjes së laptopit me videoprojektorin zbatoni rregullat e sigurimit teknik.1. Trego mënyrat e paraqitjes së prezantimit.2. Përse shërben komanda Set Up Show?3. Rretho përgjigjen e saktë:a) Komanda Slide Show shërben për të:• filluar prezantimin • ndërprerë prezantimin • fshirë prezantimin b) Komanda Custom Slide Sho• zgjedh vetë slide-t që do të shfaqen• shfaq nga slide-i aktual• Shfaq nga slide-i i parë 4. Për aktivitetin praktik diskuto me shokët se cilat ishin problemet që të dolën gjatë paraqitjes së prezantimit me videoprojektor. Secili të dorëzojë një relacion rreth temës së mësimit. Kjo detyrë mund të shërbejë për projektin e portofolit.Fig. 679

