Page 83 - Demo
P. 83


                                    TEMA 3 KRIJIMI I PREZANTIMEVEPowerPoint-i ofron opsione të ndryshme pamjesh gjatë printimit të një prezantimi. Pamja që zgjidhni do të varet kryesisht nga qëllimi i printimit të slide-ve. Ekzistojnë katër pamje të ndryshme të printimit:• Full-page slides, ku printohet një faqe e plotë për çdo slide. Ky opsion zakonisht përdoret kur nevojitet të shqyrtoni ose të redaktoni një kopje të shtypur të prezantimit (fig. 4).• Notes, ku printohet çdo slide së bashku me shënimet e folësit. Nëse në një prezantim keni përfshirë shumë shënime për çdo slide, ju mund të mbani një kopje të printuar të shënimeve me vete gjatë paraqitjes (fig. 5).• Outline. Ky opsion përdoret zakonisht kur keni për të rishikuar organizimin e shfaqjes së slide-ve dhe të përgatiteni për të paraqitur prezantimin tuaj (fig. 6).• Handouts, ku printohen versione të zvogëluara të slide-ve, ku çdo slide ka një hapësirë opsionale për shënime. Ky version është veçanërisht i dobishëm në qoftë se doni t’i jepni auditorit një kopje fizike të prezantimit. Hapësira opsionale u lejon atyre të marrin shënime në secilin slide (fig. 7).Për të printuar një prezantim duhet të:1. Klikoni skedën File.2. Në dritaren që hapet zgjidhni opsionin Print. 3. Hapet paneli i printimit. Ju gjithashtu mund të hapni panelin e printimit duke shtypur Ctrl+P nga tastiera.4. Në rubrikën Printer kërkoni emrin e printerit që keni të lidhur me kompjuterin (fig. 8).5. Më tej shkoni te rubrika Settings, e cila përfshin opsionet e mëposhtme (fig. 9):• Print All Slides- për të printuar të gjithë prezantimin.• Print Selection- për të printuar vetëm slide-t e zgjedhura.• Print Current Slide- për të printuar vetëm slide-in aktual.• Custom Range- për të printuar slide specifike të futura në prezantim.Fig. 4 Slajdi në një faqe Fig. 5 Slajdi me shënimet e folësitFig. 6 Skicimi i slajdeve Fig. 7 Slajdet me hapësirë për shënimeFig. 8 Paneli i printimit të prezantimit81
                                
   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86   87