Page 85 - Demo
P. 85
Nxënësi/ja:2.1 IMultimedia tregon për zhvillimin dhe përparësitë e multimedias.Realizoni një prezantim të shkurtër rreth ngjarjeve shkollore që kanë pasur rëndësi për ju gjatë këtij viti. Tregoni çfarë mjetesh dhe programesh përdorët për të realizuar prezantimin. Ndani në klasë mendimet tuaja së bashku me shokët. Jepni përgjigje të argumentuar rreth arsyes së përzgjedhjes së programit për prezantimin që keni realizuar.Aktivitet:Fjala multimedia vjen nga latinishtja (Multum + Medium) dhe fjalë për fjalë do të thotë shumë mjete. Multimedia është integrimi i formave të shumëllojshme të mjeteve, të cilat përfshijnë tekst, grafikë, audio, video etj. Për shembull, një prezantim që përfshin audio dhe video do të konsiderohet si një prezantim multimedial. Programet edukative që përfshijnë animacione, tinguj dhe tekst quhen software multimediale. CD-të dhe DVD-të shpesh konsiderohen si formate multimediale, pasi ato mund të ruajnë shumë të dhëna dhe formate të multimedias. Multimedia ndihmon përdoruesit që të transmetohet mesazhi drejt audiencës në një mënyrë më ndërvepruese (interaktive). Përmbajtja, tashmë, nuk është më thjesht një lexim i mërzitshëm. Ajo përfshin imazhe, video, grafika, shpjegues, tabela të përfshira në të. Në këtë mënyrë i jep audiencës informacion shtesë duke e shprehur mesazhin më të qartë. Multimedia mund të regjistrohet dhe luhet, të shfaqet, të ndërveprojë ose të arrihet nga pajisjet e përpunimit të përmbajtjes së informacionit, të tilla si pajisjet kompjuterike dhe elektronike, por gjithashtu mund të jetë pjesë e performancës së drejtpërdrejtë. Pajisjet multimediale janë pajisje elektronike të mediave, të përdorura për të ruajtur dhe shfaqur përmbajtjen multimediale. Atë mund ta ndajmë në dy kategori: Prezantimet multimediale mund të shikohen në skenë, projektor, përmes transmetimit ose përmes mjeteve personale për prezantim të mediave. Transmetimi i përmbajtjeve multimediale mund të jetë i drejtpërdrejtë (live) ose i ruajtur. Gjithashtu, këto transmetime dhe regjistrime të përmbajtjeve mund të jenë analoge ose digjitale. Multimediat digjitale, që gjenden në internet, mund të shkarkohen ose të transmetohen drejtëpërdrejtë pa u shkarkuar ose me kërkesë.Lojërat dhe simulacionet multimediale mund të përdoren në një ambient fizik me efekte speciale, me shumë përdorues online në rrjet ose në një ambjent lokal si një kompjuter offline, konzolë lojërash ose në simulues. Fushat e zbatimi të multimedias Multimedia gjen zbatim në shumë fusha duke përfshirë kryesisht publicitetin, artin, edukimin, argëtimin, inxhinierinë, mjekësinë, matematikën, biznesin, kërkimet shkencore dhe në shumë fusha të tjera.Fig. 1 Multimedia4.183

