Page 86 - Demo
P. 86
TEMA 4 MULTIMEDIA, KRIJIMI I SEKUENCAVE MULTIMEDIALEPërdorimi komercial, Në sferën komerciale multimedia gjen shumë përdorim në marketing, veçanërisht në degën e reklamimit. Prezantimet e ndryshme emocionale dhe “të përkryera” përdoren për të përqëndruar vëmendjen e konsumatorit te prodhuesit e ndryshëm, të cilët përdorin përmbajtjet multimediale për prezantimin e reklamave të tyre. Zbavitje. Multimedia më shumë shfrytëzohet në industrinë e zbavitjes, posaçërisht për krijimin e efekteve speciale në filma, lojëra kompjuterike dhe animacione. Edukim. Në sferën edukative multimedia përdoret për trajnim dhe edukim. Përmbajtja multimediale i mundëson shfrytëzuesit të shfletojë materiale të shumta dhe të ndryshme prezantuese, si tekste, audio, video dhe animacione si dhe të bëjë kombinimin e tyre për të lehtësuar të kuptuarit e problemit studimor.Kërkimet shkencore. Në kërkimet shkencore multimedia kryesisht shfrytëzohet për modelim dhe simulim të situatave dhe detyrave. Shembuj të tillë janë kërkimet në fushën e kimisë, ku përmes përmbajtjeve multimediale shkencëtarët mund të shikojnë strukturat molekulare si dhe të studiojnë mundësinë e krijimit të kombinimeve të reja etj. Në studimet matematike multimedia mund të shfrytëzohet për paraqitjen ndërvepruese, grafike dhe me animacion të problemave dhe të dhënave matematike.Mjekësi. Në mjekësi mjekët mund të trajnohen duke shikuar ose duke marrë pjesë në operacione virtuale ose mund të simulojnë për të parë se si do të reagojë trupi i njeriut gjatë infektimit nga viruset dhe bakteret dhe pastaj të zhvillojnë teknika për mbrojtjen ndaj tyre.Gazetari. Raportimi i lajmeve nuk kufizohet vetëm në mediat tradicionale. Gazetarët e pavarur mund të përdorin media të reja, të ndryshme, për të prodhuar pjesë multimediale për lajmet e tyre. Në tabelë jepen përparësitë dhe mangësitë e përdorimit të multimedias.Elementet më të rëndësishme të multimedias janë:Teksti. Teksti dhe simbolet janë shumë të rëndësishme për komunikimin në çdo medium. Ai përbëhet nga karakteret që përdoren për të krijuar fjalë, fjali dhe paragrafe. Shembuj të përdorimit të tekstit në multimedia janë titulli, lista, paragrafet, navigimi, shpjegimi i grafikave.Grafikat. Ato shprehen në formën e imazhit ose fotografisë së marrë përmes një aparati fotografik digjital. Këto imazhe mund të redaktohen me ndihmën e disa prej software-ve, si programet e përgjithshme të vizatimit (JASC Paint Shop Pro, Corel Photo Paint, Macromedia Fireworks, Art Rage). Imazhet luajnë një rol shumë të rëndësishëm në një multimedia.PËRPARËSITË MANGËSITËËshtë i integruar dhe ndërveprues dhe rrit efektivitetin e të nxënit.Mbingarkesë informacioni. Tërheq dhe mban vëmendjen. Duhet kohë për ta përpiluar.Është bashkëkohor, i lehtë në përdorim dhe ofron prezantime me cilësi.Mund të jetë e shtrenjtë. Multimedia përdor një gamë të gjerë të burimeve, të cilat kushtojnë.Përdoret nga një shumëllojshmëri e gjerë audiencash.Sasia e madhe e multimedias në prezantim e bën atë jo praktik, pasi duhet kohë për ta ngarkuar.Imazhe GrafikëTekstMultimediaAnimacioneVideo AudioFig. 2 Elementet e multimediasTabela 1 Parparësitë dhe mangësitë e Multimedias84

