Page 87 - Demo
P. 87
TEMA 4 MULTIMEDIA, KRIJIMI I SEKUENCAVE MULTIMEDIALE1. Përcakto çfarë është multimedia.2. Renditni katër shembuj të përdorimit të medies në jetën e përditshme. Jepni dy shembuj kur përdorni multimedien. Diskutoni me shokët/shoqet në klasë për zgjedhjet tuaja. Argumentoni përgjigjen. 3. Cilat janë përparësitë e multimedias.4. Listo të gjitha elementet e multimedias.Animacionet kompjuterike janë një teknologji moderne, e cila ndihmon në krijimin, zhvillimin, sekuencimin dhe shfaqjen e një sërë imazhesh (të njohura teknikisht si frames). Animacioni jep efekte vizuale ose lëvizje shumë të ngjashme me atë të një skedari video (shih figurën 4). Videot përbëhen nga teknologjia e kapjes elektronikisht, regjistrimit, procesimit, ruajtjes, transmetimit dhe rindërtimit të një sekuence imazhesh që prezantojnë skena në lëvizje. Për të parë një video pa ndonjë ndërprerje pajisja video duhet të shfaqë 25 deri në 30 frame/sekondë.Audiot prodhohen nga vibrimet dhe përceptohet nga sensi i të dëgjuarit. Çdo tingull i digjitalizuar quhet audio. Përdorimi i audios mund të jetë për muzikë ose si fjalim. Llojet e prezantimeve multimediaMultimedia në përgjithësi mund të ndahet në multimedia lineare dhe multimedia jo lineare. -Përmbajtja multimediale aktive lineare zhvillohet pa ndonjë mbikqyrje kontrolluese për shikuesin. I tillë është prezentimi kinematografik. -Përmbajtja multimadiale jo lineare iu mundëson shfrytëzuesve ndërveprim me mundësi të kontrollit të rrjedhës së përmbajtjes, siç janë lojërat kompjuterike ose përmbajtje të tjera ndërvepruese kompjuterike për trajnim personal. Përmbajtja jo lineare gjithashtu është e njohur edhe si përmbajtje hipermedia.Modeli linearFig. 3 Shembull i zbatimit të animacioneveFig. 4 Fig. 5 Modeli jo linear85

