Page 88 - Demo
P. 88


                                    Nxënësi/ja:IKërkesat për realizimin e prezantimeve multimediale dallon kompjuterët të cilët shfrytëzohen gjatë dizenjimit ose prezantimit të sekuencave multimediale.Në mënsimin e kaluar ju mësuat që multimedia është prezantimi i informacionit duke kombinuar tekstin, tingullin, imazhin, animacionin dhe videon. Termi i multimedias është shumë i gjerë dhe i përgjithshëm. A mund të thoni ju cilët janë mjetet dhe elementet kryesore që përbëjnë një system kompjuterik multimedial? Aktivitet:Multimedia është bërë pjesë e pashmangshme e çdo prezantimi. Evolucioni i internetit, gjithashtu, ka rritur kërkesën për përmbajtje multimediale. Multimedia është një term që përdoret për të përshkruar mënyrën e përdorimit të mjeteve të shumta të mediave, si teksti, audioja, grafika, animacioni, videoja dhe ndërveprimi për të komunikuar informacionin. Pajisjet multimediale janë pajisje elektronike të mediave të përdorura për të ruajtur dhe përjetuar përmbajtje multimediale. Sistemet kompjuterike multimediale kanë kapacitet të lartë në mënyrë që të integrojnë media të ndryshme, të cilat përfshijnë tekst, imazh, grafik, audio dhe video. Këto mjete ruajnë, paraqesin, përpunojnë, redaktojnë dhe i vënë në dispozicion të përdoruesit materialet digjitale.Aplikacionet multimediale zakonisht kërkojnë më shumë memorie dhe fuqi përpunimi sesa të njëjtat informata të përfaqësuara vetëm nga teksti. Për shembull një kompjuter që drejton aplikacione multimediale duhet të ketë një procesor të shpejtë, i cili është një qark elektronik që siguron aftësinë llogaritëse dhe kontrollin e kompjuterit. Një kompjuter multimedial, gjithashtu, kërkon memorie shtesë elektronike për të ndihmuar CPU-në në kryerjen e llogaritjeve dhe për të mundësuar shfaqjen e videove dhe imazheve komplekse në ekran. Kompjuteri multimedial, po ashtu, ka nevojë për hard disk me kapacitet të lartë për të ruajtur dhe rifituar informacionet multimediale dhe një compact disk drive për të luajtur aplikacionet nga CD-ROM. Së fundi një kompjuter multimedial duhet të ketë një tastierë dhe një pajisje drejtuese, të tillë si një mouse ose një trackball, në mënyrë që përdoruesi të mund të drejtojë shoqërimet midis elementeve multimediale. 4.2Fig: 1 Skema e një sistemi kompjuterik mulimedial 86
                                
   82   83   84   85   86   87   88   89   90   91   92