Page 89 - Demo
P. 89
TEMA 4 MULTIMEDIA, KRIJIMI I SEKUENCAVE MULTIMEDIALE Karakteristikat kryesore të sistemit kompjuterik të multimediasCentral Progressing Unit (CPU) është një pjesë thelbësore në çdo kompjuter. Konsiderohet si truri i kompjuterit, ku bëhet procesimi dhe sinkronizimi i të gjitha proceseve. Efektshmëria e një kompjuteri gjykohet nga shpejtësia që CPU-ja ka për të procesuar të dhënat. Për një kompjuter multimedia preferohet një procesor Pentium IV ose edhe më i avancuar (fig. 2). Karta grafike është një nga paisjet kryesore të kompjuterit modern. Këto karta kanë në brendësi të tyre një njësi të veçantë të përpunimit të grafikës, GPU-në (Graphic Processing Unit). GPU-ja është një qark elektronik i përdorur për të përshpejtuar krijimin e imazheve 2D dhe 3D, me cilësi të lartë për lojëra dhe filma. Kjo kartë përkthen sinjalin analog, që merr nga burimet konvencionale si VCR-ja apo video camera dhe e përkthen atë në sinjal digjital. Ajo duhet të ketë kapacitet të lartë, që të ndihmojë në shfaqjen e grafikave, animacioneve dhe videove në mënyrë të shpejtë (fig. 3).Karta e zërit. Kompjuterat e sotëm janë të aftë të plotësojnë nevojat profesionale multimediale. Jo vetëm që mund të përdorni kompjuterin tuaj për të krijuar muzikë, por gjithashtu mund ta përdorni për të njohur fjalimet. Por që të ndodhin të gjitha këto duhet të konvertojmë sinjalin konvencional të zërit në sinjal digjital të kuptueshëm nga kompjuteri. Kjo realizohet duke përdorur një komponent të veçante, të shtuar në sistem, që quhet karta e zërit (fig. 4).Monitori përdoret për të parë output-in. Përgjithësisht shfaq 25 rreshta dhe 80 kolona me tekst. Teksti apo grafikat në monitor krijohen si rezultat i kombinimit të disa pikave shumë të vogla, që quhen pixels. Rezolucioni është sasia e pixel-ave, që një monitor mund të shfaqë. Kompjuteri multimedial duhet të ketë një monitor që ka kartë grafike super video (SVGA). Përparësia kryesore e kësaj karte është që ka një rezolucion shumë të mirë, kështu që shfaqja do të jetë me cilësi më të mirë për grafikat dhe fotografitë (fig. 5).CD-Rom-i është një disk magnetic, i cili mund të mbajë të dhëna deri në 680 Megabytes. Ai është bërë një standard në vetvete për shkak të kapacitetit të madh të ruajtjes dhe shpejtësisë së madhe të transferimit të të dhënave (fig. 6). Për të pasur qasje në CD-Rom kërkohet një drive i veçantë, i quajtur CD-ROM drive.Një sistem kompjuterik i pajisur me të gjitha këto karakteristika njihet si sistemi kompjuterik multimedial i një cilësie të lartë. Megjithatë, të gjitha tiparet e listuara më sipër nuk janë thelbësisht të nevojshme për çdo sistem kompjuterik multimedial. Çdo përdorues mund ta konfigurojë sipas nevojave të tij sistemin kompjuterik multimedial përkatës.Fig: 2 Njësia qendrore e përpunimit Fig: 3 Karta grafikeFig: 4 Karta e zërit Fig: 5 MonitoriFig: 6 Disk kompakt me memorie vetëm për lexim87

