Page 90 - Demo
P. 90
TEMA 4 MULTIMEDIA, KRIJIMI I SEKUENCAVE MULTIMEDIALE Kërkesat për softwarePër krijimin e multimedias në PC ka qindra paketa software-sh nga prodhues të ndryshëm në të gjithë botën. Këto paketa software-sh mund të jenë me pagesë ose pa pagesë. Më poshtë gjeni përmbledhjen e disa programeve të tilla.Picasa është një software multimedial i shkëlqyer për shikimin, organizimin dhe redaktimin e fotografive në laptop. Përveçse ofron të gjitha këto shërbime, ai ofron edhe një shërbim tjetër që ju mundëson të krijoni një album të fotografive tuaja digjitale dhe, gjithashtu, t’i ndani ato me të dashurit tuaj.Windows Movie Maker është software për redaktimin e videove. Ai u zhvillua nga kompania Microsoft nën emrin Sundance. Ky software jo vetëm që ndihmon në përpunimin dhe redaktimin e videos, por gjithashtu ju lejon ta publikoni atë në OneDrive, Facebook, YouTube etj.Adobe Photoshop u zhvillua nga sistemet adobepër redaktimin e grafikut të rasterit, të dizenjuar për sistemin e Windows dhe Mac OS. Mediamonkey. Ky software u zhvillua për organizimin dhe luajtjen e audios së sistemit operativ Windows. Ai mund të përdoret gjithashtu për të parë dhe trajtuar video dhe formate të tjera të mediave në dispozicion.Inkscape është një software që përdoret për krijimin dhe redaktimin e imazheve vektoriale, duke përfshirë ilustrimet, logot, pikturat komplekse, diagramet etj. Një veçori unike për inkscape është se, ndërsa mund të mbështesë imazhet e formateve të ndryshme, punën e redaktimit të imazheve e bën nën formatin grafik SVG.1. Listo përbërësit e rëndësishëm hardware për zhvillimin e multimedias.2. Listo 3 software të rëndësishëm për përpunimin e multimedias.3. Kërko informacion në internet mbi software-t e multimedias dhe renditi ato në një tabelë duke i ndarë në ato me pagesë dhe ato pa pagesë.Fig: 7 Programi PicasaFig: 8 Programi Windows Movie MakerFig: 9 Programi Adobe PhotoshopFig: 10 Programi MediamonkeyFig: 11 Programi Inkspace88

