Page 91 - Demo
P. 91


                                    Nxënësi/ja:2.1 IImazhet dhe grafikët në multimedia tregon elementet themelore të grafikës. Kërkoni foto të ndryshme në internet ose hapni një folder nga kompjuteri juaj që ka foto dhe shikoni llojin e formatit të tyre. Çfarë mund të thoni për llojet e imazheve? Cili është lloji i formatit që keni hasur më shumë?Aktivitet:Imazhet dhe grafikët. Imazhet luajnë një rol shumë të rëndësishëm në një multimedia. Ato shprehen në formën e imazhit, grafikut ose fotografisë të marra përmes një aparati fotografik digjital. Këto imazhe mund të redaktohen me ndihmën e disa prej software-ve, si programet e përgjithshme të vizatimit (JASC Paint Shop Pro, Corel Photo Paint, Macromedia Fireworks, Art Rage, Corel Draw dhe Office Open Office/Libre Draw, GIMP dhe Mypaint). Formatet e Grafikëve.  Shumica e shfletuesve të web-it mund të shfaqin skedarë grafik GIF dhe JPEG. Formati PNG u zhvillua si një zëvendësim i patentës për formatin GIF. Dy formatet grafike më të njohura për trajnimin online dhe faqet web në përgjithësi janë GIF dhe JPEG. Të dy janë skedarë bitmap, të cilët janë relativisht të vegjël në madhësi. Zakonisht formati GIF përdoret për artin e linjës dhe grafikët, që kanë zona të mëdha të një ngjyre të vetme. Grafika e ruajtur në formatin GIF mund të ketë një ngjyrë transparente, ndërsa grafika JPEG nuk mund ta ketë. Ka aplikacione që bëjnë konvertimin e grafikës nga një format në tjetrin. Programet e grafikave Shumica e programeve grafike krijojnë imazhe bitmap dhe disa krijojnë imazhe vektoriale. Imazhet bitmap humbasin cilësinë kur ato ndryshojnë përmasat, ndërsa imazhet vektoriale nuk e humbasin cilësinë me ndryshimin e përmasave. Përgjithësisht ato janë më pak të detajuara dhe më realiste se bitmap-et.Software-i grafik mund të lexojë dhe të ruajë skedarë të llojeve të ndryshëm. Lloji i skedarit të një imazhi ose formati i skedarit zgjidhet në bazë të qëllimit të përdorimit të tij. Më poshtë jepen disa nga llojet më të përdorshme të formateve për imazhet:• JPG – kanë madhësi të vogël të skedarëve, të përdorur nga kamerat dhe për imazhet në internet.• GIF – kanë madhësi të vogël të skedarit, të përdorur në internet për imazhet që kanë blloqe të mëdha ngjyrash.• PNG – kanë madhësi të vogël e deri të mesme të skedarit, të projektuar për të zëvendësuar formatin GIF. Përdorimi i këtij formati ka ardhur duke u rritur.• BMP – kanë madhësia të madhe të skedarëve. Në ditët e sotme përdoret rrallë.• TIFF – kanë madhësi shumë të madhe të skedarëve, prandaj përdoret kryesisht në industrinë e printimit.Shfletuesit e internetit (web browsers) mund të shfaqin vetëm imazhe në një numër të kufizuar formatesh. Që imazhi të shfaqet në ekran, duhet që të ruhet si skedar JPG, GIF ose PNG.Disa programe grafike kanë llojin e tyre të skedarit, që vetëm ato mund t’i hapin dhe t’i ruajnë. Këto programe quhen programe me pronar.Programet e multimedias mund t’i ndajmë në tre grupe të mëdha:1. Programe për editimin e fotografive. 2. Programe për edirimin e pikturave. 3. Programe për editimin e vizatimeve. Të gjitha këto programe kanë karakteristika të përbashkëta. 4.389
                                
   85   86   87   88   89   90   91   92   93   94   95