Page 92 - Demo
P. 92


                                    TEMA 4 MULTIMEDIA, KRIJIMI I SEKUENCAVE MULTIMEDIALE Programet për editimin e fotografive (Graphic software)Fotot mund të redaktohen duke përdorur një program në kompjuter ose në shfletuesin e internetit (web browser). Gjithashtu fotot mund të ndahen dhe ruhen online.Karakteristikat e programeve të editimit të fotografiveJo të gjithë programet e redaktimit të fotove janë të njëjta. Disa kanë më shumë karkateristika se të tjerët. Më poshtë po japim disa nga karkteristikat e përbashkëta që mund të gjeni:• Pastrimi i pamjes mund të mbulojë papërsosmëritë e lëkurës, të ndryshojë ngjyrën e syve dhe t’i bëjë njerëzit të duken të zbehtë.• Heqja e syve të kuq përdoret për të korrigjuar efektin që një blic mund të ketë në ngjyrën e syve.• Prerjet ju lejojnë të zgjidhni një pjesë të imazhit dhe ta veçoni nga pjesa tjetër.• Efektet speciale mund ta bëjnë foton të duket si pikturë e punuar në vaj, skicë ose karikaturë.• Ndriçimi dhe kontrasti mund ta ndriçojnë foton, nëse është shumë e errët ose e errësojnë, nëse është shumë e ndriçuar. Ju mund të ndryshoni kontrastin ose rregulloni fondin e ngjyrave. • Shtresat (layers) ju lejojnë të shtoni elemente në një foto ekzistuese.Në figurën 1 jepet një foto origjinale e marrë nga internet, ndërsa në figurën 2 jepet fotoja pas përpunimit të ngjyrave.Në tabelë jepen disa nga programet që përdoren për përpunimin e fotove.Fotot e ngarkuara në shërbimet online shpesh janë të ngjeshura. Ngjeshja ose kompresimi zvogëlon cilësinë e imazhit, por gjithashtu madhësinë e tij, duke e bërë shumë më të shpejtë për t’u ngarkuar në ekranin tuaj.Llojet e programeve multimedia ShembujProgramet për editimin e fotografisë. Windows Paint, Adobe Photoshop, GIMPAplikacione për editimin e fotografisë në web.Picnik, Pixlr, Photoshop Express EditorShërbime për ndarjen dhe ruajtjen e fotografisë online.Flickr, Picasa, PhotobucketFig. 1 Fotografia origjinaleTabela 1 Llojet e programeve të multimediesFig. 2 Fotografia pas përpunimit të ngjyrave90
                                
   86   87   88   89   90   91   92   93   94   95   96