Page 93 - Demo
P. 93
TEMA 4 MULTIMEDIA, KRIJIMI I SEKUENCAVE MULTIMEDIALE Programe për editimin e pikturave (Painting software)Software-i i pikturës përdoret për të krijuar copa origjinale të punës duke përdorur mouse-in ose tabletën grafike. Një tabletë grafike është një sipërfaqe e ndjeshme ndaj kontaktit, që merret me një stilolaps. Ai riprodhon atë që vizatoni në ekran. Në përgjithësi ato preferohen nga projektues profesionistë. Windows Paint është software-i bazë i pikturës dhe përfshihet në sistemin operativ Windows. Programet me më shumë funksione janë Adobe Photoshopdhe GIMP, të cilat gjithashtu lejojnë edhe redaktimin e fotove.Karakteristikat e përgjithshme në software-in e pikturës janë:• Cut, copy dhe paste, që pret, kopjon dhe ngjit pjesë të një imazhi në një imazh tjetër.• Pencil ose brush tool, ku mjeti i lapsit ose furçës zgjedh trashësi të ndryshme dhe bordurat.• Shapes ofron mundësinë e zgjedhjes së njërës nga format, si p.sh. katror, rreth, trekëndor.• Colour palette ofron mundësinë e zgjedhjes së ngjyrës. • Fill ngjyros një zonë ose formë gjeometrike me ngjyrë.• Zoom zmadhon imazhin për të modifikuar detajet e imta. Software-i i pikturës prodhon skedarë bitmap. Një imazh i formatit bitmap humb cilësinë kur i rrit përmasat (e zmadhon). Në figurën 3 jepet një foto e cila zmadhohet nga 100% - 300%. Programe për editimin e vizatimeve (Drawing Software)Drawing software ka karakteristika të ngjashme me software-in e pikturës, por përdor vektor dhe prodhon imazhe të vektorit. Imazhet e vektorit përbëhen nga vija, kurba dhe forma gjeometrike të bazuara në koordinata. Shembuj të software-it të vizatimit janë:• Adobe Illustrator• Inkscape• Xara XtremeImazhet e vektorit nuk humbin cilësinë kur zmadhohen nga 100%-300% (fig. 5).1. Cilat janë llojet më të përdorshme të formateve për imazhet?2. Si ndahen programet e multimedias? Përmend disa nga karakteristikat e tyre për secilin grup.3. Cilin nga llojet e programeve do të zgjidhje për të krijuar një logo ose një art clip?a. Programe për editimin e fotografive.b. Programe për editimin e pikturave. c. Programe për editimin e vizatimeve.Fig. 3 Foto origjinaleFoto e zmadhuar 300%Fig. 5 Vizatimi origjinalVizatimi i zmadhuar91

