Page 94 - Demo
P. 94
Nxënësi/ja:IAnimacionet në multimedia njihet me krijimin e animacioneve në multimedia. Animacioni i parë 2D u quajt Fantasmagori (fig. 1). Ai është një karikaturë e bërë nga Emile Cohl. Karikatura është punuar tërësisht në të zezë dhe të bardhë. Ajo paraqet një njeri (Stick Man) që lëviz përreth. Karikatura zgjat 75 sekonda dhe ka rreth 700 vizatime të ndryshme. Ky animacion historik doli në treg në vitin 1908. Gjatë viteve 1960 shumë karikatura popullore si Jetsons dhe Flintstones u krijuan duke përdorur animacionin 2d. Diskutoni me shokët si ka evoluar animacioni ndër vite.Aktivitet: Animacionet Animacioni është një medium dinamik në të cilin imazhet ose objektet përdoren për t’u shfaqur si imazhe që lëvizin. Ka shumë lloje të ndryshme të animacioneve, por të gjithë përdorin Frame. Frame-t janë vetë imazhet, të cilat kur shfaqen njëri pas tjetrit me shpejtësi të lartë, krijojnë imazhe lëvizëse. Llojet e animacioneve përfshijnë:Traditional animation – Në animacionin tradicional çdo frame vizatohet me dorë dhe pastaj shfaqet në një sekuencë të shpejtë. Animacioni tradicional ishte procesi i përdorur për shumicën e filmave të animuar të shekullit të 20-të. Framet individuale të një filmi të animuar tradicionalisht janë fotografi të vizatimeve, të nxjerra së pari në letër. Për të krijuar iluzionin e lëvizjes çdo vizatim dallon pak nga ai që është përpara tij, si në figurën 2.Fig. 1 Animacioni i parë 2DStop motion – Ky animacion përdoret për të përshkruar animacionin e krijuar nga manipulimi fizik i objekteve të botës reale. Në këtë rast bëhet fotografimi i tyre dhe çdo foto përfaqëson një frame në një moment të caktuar të kohës për të krijuar iluzionin e lëvizjes. Më pas fotot shfaqen në sekuencë të shpejtë.Clay animation – Ky animacion është një nga llojet e teknikave stop motion, e cila përdor modelet e argjilës. Animacioni i argjilës ose veprimi i argjilës (nganjëherë përdoret edhe plastelina) është një nga format e shumta të animacioneve. Çdo pjesë e animuar, ose karakter ose sfond, është “i deformueshëm” sikur të jetë bërë me plastelinë (fig. 3).Animacioni 2D – Ky animacion është kur skena dhe karakteret animohen në hapësirën 2D (dy dimensionale). Zakonisht janë animacione të imazheve të krijuara në programet e pikturës ose vizatimit. Fig. 2 Shembull i animacionit tradicionalFig. 3 Shembull i animacionit argjilë4.492

