Page 95 - Demo
P. 95
TEMA 4 MULTIMEDIA, KRIJIMI I SEKUENCAVE MULTIMEDIALEAnimacioni 3D – Ky animacion është manipulimi i objekteve tredimensionale dhe mjediseve virtuale me anë të programeve kompjuterike. Kjo teknikë bazohet në krijimin e një rrjete poligoni 3D me kulme të ndryshme të lidhura. Në fillim krijohet struktura skeletore për t’i dhënë formën e objektit, që do të shfaqet në paraqitje specifike. Pas kryerjes së objekteve dhe mjediseve të tjera, krijohen skenat, që janë shumë më të gjalla se animacioni 2D.Ka shumë programe në dispozicion për të prodhuar llojet e mësipërme të animacionit, për shembull: MonkeyJam, Claymation Studio, I Can Animate, Adobe Fireworks, Ulead GIF Animator, Toon Boom Studio. Tre programet e fundit përdoren për prodhimin e animacioneve 2D.Të gjitha këto programe punojnë me imazhe bitmap, me përjashtim të Fireworks-ut, që punon edhe me imazhe vektoriale. Karakteristikat ndryshojnë nga programi në program, por disa nga këto programe lejojnë:• krijimin e imazheve të reja ose importimin e një imazhi ekzistues;• shtimin e tingujve ekzistues ose zgjedhjen e tyre nga biblioteka e programit (program’s library);• rritjen e butësisë së animacioneve duke përdorur një shkallë më të lartë frame-i;• krijimin e shtresave për të ndarë pjesëzat e një animacioni;• përdorimin e një afati kohor për regjistrimin e animacionit.Adobe Flash-i është ndoshta programi më i avancuar i animacionit me bazë vektorin 2D. Ai zakonisht përdoret për të krijuar lojëra, reklama dhe aplikacione ndërvepruese. Modelimi dhe animacioni 3D Ajo që e bën multimedian 3D të ndryshme është thellësia e elementeve. Ndërsa animacioni 2D përdor vetëm një sipërfaqe të sheshtë, në animacionin 3D ju mund të shihni gjithçka si një objekt fizik dhe mund ta rrotulloni me lehtësi atë për ta parë nga kënde dhe pozicione të ndryshme të kamerës. Programet që mund të krijojnë plane 3D të animuar ose dizenjim të mbështetur në kompjuter (CAD) janë: 3DS Max, Xara 3D, Google Sketchup.Modelimi dhe animacioni 3D lejojnë: • shikimin e imazheve nga çdo kënd; • përpikmëri më të madhe duke qenë se janë modele 3D dhe bazohen në objektet reale;• qasje në librarinë e modeleve ekzistuese 3D.Programe të tjera për krijimin e modeleve dhe animacioneve 3D janë: iClone, Anim8or, Illusion Mage, të cilat përdoren për krijimin e:• grafikave 3D me cilësi të lartë; • filmave të animuar me kartona;• modeleve të animuara 3D;• skenave 3D me qiell, ujë, bar dhe pemë në sfond;• efekteve speciale.Në figurën 4 jepet ndryshimi ndërmjet animacionit 2D dhe 3D.1. Shpjego si realizohet animacioni tradicional?2. Cili është ndryshimi ndërmjet animacionit 2D dhe 3D.3. Clat janë karakteristikat e modelimit dhe animacionit 3D?Fig. 4 Ndryshimi ndërmjet animacionit 2D dhe 3D93

