Page 96 - Demo
P. 96


                                    Nxënësi/ja:IRegjistrimi dhe shpërndarja e videove mëson të regjistrojë dhe shpërndajë videot.Një shoku juaj ka regjistruar një këngë dhe kërkon t’ia shpërndajë shokëve. Si mendoni ju, cila është mënyra më e mirë për regjistrimin dhe shpërndarjen e videove apo audiove?Pajisjet që zakonisht përdoren për të regjistruar video janë:• kamera dore, • telefonat cellular, • tabletat.Në disa raste videoja duhet kopjuar nga këto pajisje në një kompjuter përpara se të mund të ndahet në shërbime si YouTube, Vimeo dhe MetaCafe. Sidoqoftë, disa pajisje mund të vendosin video drejtpërdrejt në këto shërbime.Aktivitet: Transferimi i videos në kompjuter/laptopPër të transferuar një video në kompjuter ose laptop fillimisht duhet lidhur kamera digjitale me kompjuterin nëpërmjet kabllove përkatëse (fig. 1). Nesë nuk i kemi kabllot, atëherë transferimin e videos mund ta bëjmë nëpërmjet kartës së memorjes së lëvizshme. Kjo kartë mund të lexohet nga PC-ja ose laptopi nëpërmjet lexuesit të kartës së kujtesës. Disa pajisje i kanë të dy opsionet. Jo të gjitha pajisjet regjistrojnë video në të njëjtin format skedari. Formatet më të zakonshme të skedarëve video janë: AVI, MPEG, MP4, WMV, MOV. Shërbimet online zakonisht konvertojnë videot në FLV ose Flash video, pasi shumica e shfletuesve të internetit mund t’i luajnë këto skedarë. Editimi i videoveKa shumë paketa software-sh për redaktimin e videos në dispozicion. Disa prej tyre janë:• Adobe Premiere,• iMovie,• Windows Movie Maker. Tiparet e përbashkëta të software-it të redaktimit të videosJo të gjitha paketat software të redaktimit të videos kanë të njëjtat veçori, por shumica ju lejojnë të bëni sa vijon:• të krijoni video duke shtuar video klipe, foto dhe muzikë në një timeline (afat kohor);4.5Fig. 1 Transferimi i videos nga kamera në kompjuter94
                                
   90   91   92   93   94   95   96   97   98   99   100