Page 97 - Demo
P. 97
TEMA 4 MULTIMEDIA, KRIJIMI I SEKUENCAVE MULTIMEDIALE• të shtoni tituj dhe efekte speciale;• të shtoni dhe hiqni audio, p.sh. muzikë ose zë;• të veçoni ose prisni një pjesë të videos, të hiqni nga videoja fillimin ose fundin, ose të zgjidhni pjesën më të mirë dhe të fshini pjesën e mbetur;• të ruani ose shfaqni një video në skedarë të formateve të ndryshëm duke zgjedhur veçori të ndryshme cilësie. Regjistrimi dhe shpërndarja e audiosAudioja mund të regjistrohet në çdo pajisje që ka mikrofon dhe pjesën për ruajtje. Pajisjet që zakonisht përdoren për regjistrimin e audios janë:• telefoni cellular,• kompjuteri ose laptopi me mikrofon,• tableta,• dictaphones (pajisje për regjistrimin e zërit).Për të ndarë audion duhet ta postoni atë në një shërbim online, si iTunes, SoundCloud ose MyPodcast. Një skedar audio i shpërndarë në internet shpesh përmendet si një podcast, veçanërisht kur është vetëm zëri. Podcast-et mund të shkarkohen duke përdorur iTunes, Juiceose Winamp. Podcast-et zakonisht janë në formatin MP3 për shkak të madhësisë së skedarit relativisht të vogël. Formate të tjera të audios janë: MP3, AAC, WMA, WAV, FLAC, OGG. Redaktimi i audiosMë poshtë jepen shembuj të programeve që mund të përdoren për të redaktuar audion:• Audacity;• Adobe Audition;• GarageBand. Tiparet e përbashkëta të software-it të redaktimit të audiosJo të gjitha paketat software të redaktimit të audios kanë të njëjtat funksione, por shumica ju mundëson të bëni sa vijon:• regjistrim, rishikim dhe redaktim të audios;• cut and trim, hiqni audio nga fillimi apo fundi, ose zgjidhni pjesën më të mirë dhe fshini pjesën e mbetur;• hiqni zhurmën e sfondit;• normalizoni ose hiqni ngritjet dhe uljet në volum;• ruanni ose prodhoni audio në skedarë të formateve të ndryshme dhe në cilësime të ndryshme;• tag audio, shtoni informacion në lidhje me audion në skedar, p.sh. autorin.1. Trego hapat për transferimin e një videoje në kompjuter.2. Rendit disa nga programet për redaktimin e videos dhe cilat janë disa nga tiparet e përbashkëta. 3. Rendit disa nga programet për redaktimin e audios dhe cilat janë disa nga tiparet e përbashkëta. 4. Plotëso tabelën: Formate për skedarët video Formate për skedarët audio95

