Page 98 - Demo
P. 98


                                    Nxënësi/ja:I Njohja me programin PhotoshopAdobe Photoshop, shkurt Photoshop, është një program që shërben për redaktimin e grafikës, i zhvilluar dhe publikuar nga Adobe Systems. Ky program mundëson të punosh në të gjitha formatet e imazheve si GIF, JPG, PCX, BMP dhe shumë të tjerë, si dhe lejon importimin, redaktimin, përshtatjen ose ndryshimin në pothuajse çdo gjë që mund të imagjinohet. Hartuesit e faqeve web, fotografët dhe profesionistë të tjerë të grafikës përdorin Photoshop-in për të përgatitur imazhe për faqet e web-it, për të korrigjuar dhe ripunuar fotografitë, për të personalizuar imazhet me efekte speciale dhe tekst, për të importuar dhe eksportuar imazhe në një shumëllojshmëri formatesh të skedarëve dhe shumë më tepër. Adobe System ka realizuar mbi 14 versione të Photoshop-it. Disa prej tyre janë: Photoshop CS, CS2, CS3, CS6. Në këtë temë, ju do të mësoni si të përdorni programin Adobe Photoshop CS6. Karakteristikat e Photoshop-itNë vijim po ju njohim me karakteristikat e Photoshop-it, që janë:Selection (përzgjedhja), e cila ju jep mundësinë të përzgjidhni atë pjesë të imazhit, ku ju dëshironi që ndryshimet të kenë efekt.Layering (shtresëzimi), i cili lejon të punoni në pjesë të ndryshme të një fotografie, të cilat pastaj mund t’i vendosni së bashku për një paraqitje përfundimtare.Image size alteration (ndryshimi i madhësisë së imazhit), i cili ju lejon të zgjeroni ose reduktoni një imazh sipas nevojës. Cropping (prerja) ju lejon ta zgjidhni dhe ta prisni pjesën e imazhit që dëshironi të mbani.Sharpening dhe Softening (mprehja dhe zbutja) ju lejojnë bërjen e efekteve të mprehta ose të errëta (të qarta, të paqarta) në imazh. Kjo veçori përdoret kryesisht në portrete ose në një pjesë të imazhit për të krijuar një fokus më të mirë në subjekt.Merging images (bashkimi i imazhit) lejon bashkimin e dy apo më shumë imazheve të ndara, në një të vetëm.Removal of unwanted elements (heqja e elementeve të padëshiruara) ju lejon përdorimin e mjetit klon (kopje identike) për të ruajtur cilësinë e imazhit. Kjo është përdorur për të hequr objekte të shkëputura në një imazh, për t’i dhënë më shumë vëmendje temës.Selective color change (ndryshimi selektiv i ngjyrës) ju lejon të ndryshoni ngjyrën e pjesëve të caktuara të një imazhi, ndërsa pjesa tjetër e tij mbetet me ngjyrat origjinale.Slicing ka të bëjë me prerjen e një imazhi të tërë në pjesë. Ajo përdoret gjerësisht në krijimin e modeleve të faqeve web. mëson format e ndryshme të ruajtjes së informacionit, si: numra, tekst, zë, figurë, video; mëson të rrisë cilësinë e imazheve duke përmirësuar kontrastin dhe ngjyrat; kupton që madhësia e imazheve është një faktor i rëndësishëm, sepse lidhet me burimet e  sistemit kompjuterik (kujtesën dhe CPU-në).Krijimi dhe përpunimi i imazhit nëpërmjet Photoshop-it4.696
                                
   92   93   94   95   96   97   98   99   100   101   102