Page 10 - Demo
P. 10
Nxënësi/ja:IServerWorkstationWorkstationWorkstationWorkstationWorkstationLANLlojet e rrjeteveRrjetet kompjuterike janë të ndryshme. Ato mund të jenë të vogla ose të mëdha, por mund të ndryshojnë edhe nga mënyra e ndërtimit të tyre. Rrjetet sipas madhësisë i ndajmë në: a) Rrjeti personal (Personal Area Network-PAN) është një rrjet për komunikimin mes pajisjeve personale të një individi. Këto pajisje mund të jenë: telefonat celularë, kompjuterat, kamerat, laptopët, tabletat etj. Ato janë të lidhura nëpërmjet rrjetit PAN kabllor ose jokabllor. Rrjeti PAN mbulon vetëm një rreze të shkurtër prej disa metrash. Ky rrjet përdoret për të bashkëndarë ose transferuar skedarë, këngë etj. b) Rrjeti lokal (Local Area Network-LAN). Në rrjetin lokal kompjuterat janë të ndërlidhur në një zonë të kufizuar gjeografike (fig. 1). Për shembull, rrjeti brenda një zyre, një ndërtese, shkolle etj. Rrjeti LAN mbulon një rreze prej disa kilometrash. Përveç veprimit në një zonë të kufizuar, rrjetet LAN kontrollohen dhe administrohen në mënyrë tipike nga një person i vetëm apo një organizatë. c) Rrjeti rajonal (Metropolitan Area Network-MAN). Në rrjetin metropol (rajonal) kompjuterat janë të ndërlidhur brenda të njëjtit qytet apo rajon, që do të thotë se degët janë të vendosura në vende të ndryshme të qytetit. Për shembull, libraritë lokale, degët e të njëjtës shkollë në një qytet, degët e të njëjtës zyrë apo kompani në një qytet etj. Rrjetet MAN shtrihen në një zonë fizike më të madhe se rrjetet LAN. d) Rrjeti global (Wide Area Network-WAN).Rrjeti i gjerë (global) është i shpërndarë nëpër qytete, shtete apo dhe kontinente, duke mbuluar një zonë të gjerë gjeografike. Shumica e WAN - ëve formohen nga disa LAN - e të lidhura së bashku. Interneti është shembull i një rrjeti WAN. Një rrjet i makinave të automateve bankare është gjithashtu një WAN (fig. 2). shpjegon mënyrën e komunikimit të kompjuterave në internet dhe lidhjen mes tyre; njeh llojet e rrjeteve dhe klasifikimin e tyre. Përpiquni të kuptoni më shumë mbi rrjetin në laboratorin tuaj. Si është i organizuar ai? Sa kompjutera lidh? Cilin lloj të pajisjeve përdor për rrugëzim (Switch/Router/Server)? Nëse jeni të pajisur me telefona me Bluetooth, përpiquni të dërgoni një informacion (dokument, foto, këngë) te shokët tuaj që ndodhen brenda zonës së mbulimit të Bluetooth-it. Tregoni pse në këtë rast nuk keni nevojë për një pajisje rrugëzimi?Aktivitet:LANLANWAN LANFig. 1 Rrjeti lokal-LANFig. 2 Rrjeti global - WAN1.28

