Page 100 - Demo
P. 100
TEMA 7 SHFRYTËZIMI I APLIKACIONIT - BAZA E TË DHËNAVE Përcaktimi dhe modifikimi për një lloj të dhënash (Setting a Datatype)Përcaktimi për një lloj të dhënash për secilën fushë bëhet duke ndjekur hapat e mëposhtëm:1. Klikoni mbi fushën e dëshiruar.2. Në tab-in Fields, grupi Properties, zgjidhni komandën Data Type. 3. Në listën që shfaqet, zgjidhni llojin e të dhënave që dëshironi (Fig 1). Çelësi primar (Primar Key)Çdo tabelë në Microsoft Access duhet të ketë të paktën një fushë që identifikon në mënyrë të vetme secilin rekord në tabelë. Kjo fushë njihet si çelësi primar. Ky çelës primar duhet të ketë gjithmonë një vlerë, e cila nuk përsëritet për një rekord tjetër. Për shembull, në çdo tabelë për nxënësit është e mundur që të ketë nxënës me të njëjtin emër. Pa një vlerë të vetme dallimi i dy rekordeve bëhet i pamundur. Këtu ju mund të caktoni numrin e pranimit si çelësin primar, sepse ky mbetet i vetëm për secilin nxënës. Në rast se çelësi primar nuk është vendosur, atëherë ai shtohet automatikisht si një ID në momentin e ruajtjes së tabelës. Caktimi i një çelësi primarKa dy mënyra për të caktuar një çelës primar në fushën e tabelës:1. Zgjedhim fushën e kërkuar. 2. Klikojmë View dhe zgjedhim opsionin Design View.3. Tab-i Design bëhet i dukshëm në shiritin e komandave.4. Klikojmë në tab-in Design te grupi TOOLS dhe zgjedhim opsionin Primary Key (fig. 2). Për më shumë informacion:Ju mund të keni edhe çelësa primarë të shumëfishtë për një tabelë. Gjithsesi këto duhet të jenë vlera të vetme. Për të bërë këtë ju duhet të mbani të shtypur tastin Ctrl dhe pastaj të zgjidhni selektuesin e rreshtit për secilën fushë.Fig. 198

